Nga Sabah Sheta
Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në Krujën e Skënderbeut Ambasadorin amerikan William Walker, njeriun që qëndroi në krah të shqiptarëve të Kosovës në një moment tejet të vështirë, kur makineria e Millosheviçit po i vriste, masakronte dhe largonte nga trojet e tyre.
Ambasadori Walker duke treguar të vertetën e dhimbshme të masakrës se Reçakut arriti të ndërgjegjësonte Perëndimin për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente Milosheviçi në Kosovë.
Në Krujë, Ambasadori William Walker pa nga afër kalanë e Krujës dhe u njoh me historinë e saj dhe të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, si dhe vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm turistik që ka qyteti ynë.
Ne shqiptarët do ta nderojmë gjithmonë Ambasadorin Walker dhe Amerikën, aleatin më të madh strategjik të shqiptarëve.