Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e bosit të mafies siçiliane Matteo Messina Denaro, pak ditë më parë.
Hoxha u shpreh në Euronews Albania, se Denaro në pjesën më të madhe është kërkuar nga shërbimet ushtarake pasi personazhe si ai ndikojnë në jetën social-ekonomike të vendit.
Ai është shprehur se Denaro është shoqëruar nga një karabieniere dhe kolegu i saj dhe sipas tij kjo tregon se është vetëdorëzuar.
“Anti-mafia italiane mbahet nga strukturat më të mira në botë kundër krimit të organizuar dhe kur ke të bësh me njerëz të tillë që nuk kanë lëvizur nga Sicilia, aty kanë qenë, lind pyetja si është e mundur që në një vend me kapacitet si Italia nuk është kapur.
Në pjesën më të madhe, atë e kanë kërkuar shërbimet ushtarake se ata janë personazhe që ndikojnë në jetën social-ekonomike. Edhe mënyra si e kanë shoqëruar, me një karabiniere femër dhe një karabinier në krahun tjetër. Në përgjithësi dorëzimet janë skena komike, një personazh që është kthyer në mit dorëzohet në këtë mënyrë”, tha Hoxha.