Nga Gasper Lekgega
Mirdita mbi çdo individ. Ditëlindja e 32te e PDse Mirditë dhe nevoja për ndryshim.
Mirdita mbi çdo individ. Ditëlindja e 32te e PDse Mirditë dhe nevoja për ndryshim.
Partia Demokratike dega Mirditë sot kremton 32 vjetorin e saj, e si demokrat i oreve të para e them pa frikë se nuk e doja këtë forcë politike në gjendjen aktuale.
32 vite nga rënia e komunizmit, krahina që vuajti më shumë nga të gjitha pasojat e atij sistemi katil qeveriset nga të mjatët.
PD që duhet të jetë streha natyrale e Mirditorve, e sot nuk është më e tillë e për këtë jemi të gjithë bashkëfajtor.
Gjithesecili prej nesh duhet të kishte bërë më shumë për të mos e lejuar këtë gjendje.
Po bëhen dy palë zgjedhje lokale që e majta i fiton në Mirditë dhe ato të përgjithshmet të 2013-2017-2021.
Nuk e di c’thonë të parët tanë nga varri që derdhën gjak në luftën kundër komunizmit, kur e mendojnë se ku jemi katandisur.
Partia demokratike sot duhet të kishte festuar në Pallatin e Kulturës, duhej të kishte bërë një takim të madh me qytetare.
Mendoj Qe te gjithe figuart e PD se duebt te jemi te bashkur ne kete dite te veçante per Krahinen e Mirdites.
Asjë prej tyre nuk do ta refuzonte një ftesë nga krahina Martire e Mirditës, simbol i qëndresës ndaj komunzimit dhe cdo pushtuesi të huaj.
Nuk e di Partia Demokratike Mirditë a ka një inventar të njerzve me vlera që duan të përqafojnë këtë forcë politike dhe të japin kontribut.
Ata mund të jetojnë në Tiranë, Lezhë, Durrës, Shkodër, Elbasan Vlorë.
Un jam i sigurtë se nëse kontaktohen, nëse ftohen të japin kontributin e tyre sado i vogël qoftë, ata sdo kursehen.
Në këtë ditë PD duhet të kishte bërë një takim me të persekutuarit që në Mirditë janë të shumtë.
Ata kanë qënë dhe janë shpirti i Partisë Demokratike dhe në këtë ditë duheshin thirrur, duheshin motivuar.
Ndërkohë sot duhej dhe një takim me rininë të ardhmen e vendlindjes sonë.
Ata duhen përkrahur të organizohen në protesta masive kundër regjimit të kuq, që e ka kthyer Mirditën në vatër të kultivimit të drogës.
Partia Demokratike Mirditë ka në gjirin e saj njerëz të mrekullueshëm me vlera, me karakter e dinjitet që do marrin përsipër fatin e saj.
Një tufe servilësh e mediokërish dhe të paaftesh do të largohen nga ajo force politike, pasi deri më tani vetëm kanë përfituar dhe shumë pak kanë kontribuar.
Ka ikur koha intrigave dhe kulisave të vogla, pasi nëse merremi me to do vijojmë të mbetemi gjithmonë në opozitë.
Vetëm të bashkuar dhe nën kryesimin e njerzve me vlera dhe integritet do jemi të aftë ti rikthejmë dinjitetin Partisë Demokratike Dega Mirditë.
Rrespekte nga
Gasper Pashk Lekgega
Teksas