Inter ka fituar 3-0 ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë, duke rrëmbyer kështu një trofe shumë të rëndësishëm. Zikaltërit zhvilluan një sfidë fantastike në King Fahd International Stadium (Riyadh), ku golat u shënuan nga Dimarco, Dzeko dhe Lautaro Martinez.
Për këtë klub, ky ishte trofeu i shtatë i Superkupës së Italisë në histori, pas atyre të viteve 1989, 2005, 2006, 2008, 2010 dhe 2021. Festa ishte e ligjshme te Interi, në fund u ngrit lart në qiell trofeu. Interesant ishte momenti i shpërndarjes së medaljeve dhe një e tillë i takoi edhe lojtarit shqiptar, Kristjan Asllani.