Nga Bujar Leskaj
Sot, dt.19.01.2023 së bashku me kandidatin për Kryetar Bashkie z.Hysni Sharra, Sekretarin Politik të Degës z.Klodian Xhyheri, Nënkryetarin z.Eremal Arapi, anëtari i Grupit të Punës të PD për qarkun Vlorë z. Eduart Lamaj, anëtarët e Kryesisë znj.Barie Isufi, z.Viktor Meçaj, sekretari PD z.Rezenbrik Serjani,kryetarët e Grupseksioneve: z.Hysen Nebiu dhe Zaim Haruni, zhvilluam takim me banorët e njësive administrative Qendër ( Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Alikokë, Xhyherinë, Kaninë, Sherishtë).
Varfëria, shpopullimi, drama demografike e papunësia, karakterizojnë fund e krye këto njësi, si kryefjala e çdo dite për banorët e këtyre njësive.
Në fjalën e tij kandidati z.Hysni Sharra shpalosi pikat kyçe të programit, me fokus këto njësi administrative.
Banorët e këtyre njësive nxorrën në pah problematikat, ku ujësjellësi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimet, mbeten problemet kyçe dhe më bazike të këtyre njësive.
Infrastruktura e dobët, ku banorët theksojnë se këto 10 vite qeverisje nga sekti, këto zona, të njësisë Qendër nuk njohin asnjë qindarkë investim, si diferencim i drejtpërdrejtë që sekti aplikon për këto njësi administrative.
Azhornimi dhe menaxhimi i pronave në këto njësi, mungesa e certifikatave të pronësisë së shtëpive, ku theksojmë se këto njësi kanë edhe banorë me vendqëndrim 70 apo 100 vjeçar, janë një tjetër plagë e paprekur në asnjë moment në këto 10 vite.
Dëmshpërblimet e pronave , si pasojë e kalimit të Bypass-it, një tjetër problem madhor i shumë banorëve i shfaqur gjatë takimit, të nëpërkëmbur nëpër zyrat kadastrale këto 10 vite keqqeverisje nga sekti në pushtet.
Mbështetja ndaj kandidatit z.Hysni Sharra, nga banorët e njësisë administrative Qendër (Kaninë,Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Alikokë, Xhyherinë, Sherishtë) do të jetë parësore dhe e pakursyer nga qytetarët e këtyre zonave.