BallinaAktualitetBllokohet sërish “Rruga e Arbrit” nga reshjet e borës, Policia: Shoferët t’i...

Bllokohet sërish “Rruga e Arbrit” nga reshjet e borës, Policia: Shoferët t’i bien nga rruga e vjetër

Moti i keq ka bërë që sërish të bllokohet Rruga e Arbrit.

Mësohet se prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e saj.

Ndërkohë që policia ka njoftuar bllokimi ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë. Policia ndodhet në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë shoferëve, ndërsa thekson drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e  rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulë

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular