BallinaKryesore“Koha për një Republikë ndryshe”, Ardit Gjinali: Shqipëria e së sotmes ka...

“Koha për një Republikë ndryshe”, Ardit Gjinali: Shqipëria e së sotmes ka humbur “Republikën”, e tilla është shndërruar në një nocion gërmash të bashkuara

Nga Ardit Gjinali
Shqipëria e së sotmes ka humbur “Republikën”, e tilla është shndërruar në një nocion gërmash të bashkuara që thërrasin thonjëzat për të shmangur dhe ikjen e të tillave gërma, njëjtë si largimi i qytetarëve të “Republikës”.
Solemniteti Republikan qëndron në formë , por i tilli ka humbur përmbajtjen, dhe përdhoset në secilën ditë institucionale dhe politike në tempullin politik të së quajturës “Republikë” , përkatësisht në Parlamentin me përfaqësim politik të deformuar që buron nga vullneti i tjetërsuar i qytetarit pa qytet, që përjeton në secilën ditë humbjen e vazhdueshme të shpresës në të tillën “Republikë të mundësive të rrëmbyera”.
Republika nuk e ka përmbushur misionin e saj, i tilli është penguar të jetësohet…..sistemi Republikan, i njëjti politik dhe Institucional është deformuar si shkak i kthetrave të vazhdueshme që zgjaten pambarimisht në ditët e ekzistencës së “Republikës”….kthetra politike që mundësojnë bjerrjen në secilin dimension të së tillës.
Jetojmë në një “Republikë të sëmurë”, e infektuar nga virusi i Autokracisë keqqeverisëse…”Republika” mbetet sistemi politik identifikues i Shqipërisë që përjeton enumeracionin e trishtueshem të mpakjes demografike, krizës ekonomike, kapjes institucionale, dhunës politike pushtet-mbajtëse , korrupsionit pushtet-ushtrues, lirisë së kufizuar së fjalës, premtimeve publike të harruara, shërbimet publike të munguara, pasiguria e jetës fizike, mundësitë e parabarabarta, të drejtës së humbur dhe ligjit të shkelur, gjithashtu.
Sistemi Republikan është identifikimi politik i Shqipërisë së sotme…një “Republikë” e sëmurë nuk mund të shërojë dot Shqipërinë e së sotmes që vuan remineshencat e së djeshmes dhe përjeton angështimin mbytës të një paqartësie të së ardhmes;- virusi i së tashmes rreket të shndërrohet në një infeksion të pashërueshëm për të penguar, përvjedhur dhe ndaluar ndryshimin e së ardhmes.
Koha për një Republikë ndryshe ishte në të djeshmen politike, e sotmja është shndërruar në një emergjencë kombëtare….zëri i së sotmes vijon të jetë ende i pashuar…trishtueshmërisht i zbehur, me fuqi të vjedhur, por me nje shpirt ende të pa tjetërsuar.
“Një Republikë ndryshe” nuk mund të jetë një nocion retorik justifikues mbi secilin dimension të gabuar të së djeshmes…”Republika ndryshe” kërkon një ndërhyrje të thellë politike dhe ligjore për të ndërtuar kundërtrupat e nevojshëm që do të dërgonin në një proçes shërimi politik të Republikës….koha politike është sot për një ndryshim tërësor të Kushtetutës së Republikës në frymë dhe gërmë….ndryshimi tërësor dhe theëbësor i Kushtetutës së Republikës duhet të jetë Kryefjala e veprimit politik të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament dhe të secilit aktor/ faktor opozitar ; -nevojitet një veprim politik intensiv i bashkërenduar me një rritje të ndjeshmërisë shoqërore për të ndërtuar themelet politike të pandryshueshme të një Republike ku lipset një konsolidim tërësor i Parlamentarizmit.
“Një Reformë Zgjedhore “e plotë dhe e pandryshuar në një periudhë kohore politike më shumë se afatmesme, kufizimi tërësor i mandateve përsa i takon funksioneve politike ekzekutive apo jo politike apo kufizimi i mandateve për të zgjedhurit vendorë përkatësisht në dy të tillë, një konceptim tërësor i rolit dhe funksionimit të Parlamentit, një ligj i qënësishëm për institucionin e Presidentit, rishikimin e mënyrës së zgjedhjes së figurës më të lartë hierarkike të Republikës dhe zgjerimin e kompetencave të të njëjtit.
“Demokracia referendare “nuk mund të konsiderohet një instrument populist , por e tilla mund të jetë tërësisht e dobishme për të garantuar vendim-marrje efektive që shmangin tendencat arbirtrare të shumicave të kufizuara ose të mëdha parlamentare apo dhe të tilla shumicave në këshilla bashkiakë; -në kontekstin e çështjeve të caktuara me interes kombëtar, rajonalë në kontekstin administrativ apo dhe të tillë qytetës ku shembulli i Teatrit Kombëtar shënon dramën e mungesës dhe pengimit të jetësimit së demokracisë referendare.
“Reforma Territoriale” mbetet shembulli i shëmtuar i deformimit të secilit kriter, të tillët që duhen ndjekur për formësimin e një harte objektive territoriale që do të shkurajonte zbrazjen e territorit të së ashtuquajturave “qyteza “ apo “ish-Komuna”….një hartë e ndërtuar mbi llogari të zeza elektorale që materializuan eleminimin e vazhdueshëm të demokracisë lokale në secilin dimension të së tillës. Një Hartë territoriale nuk mund të jetë asfare e plotë nëse nuk garantohet zbatimi i proçesit të “Decentralizimit të Kompetencave të Pushtetit Vendor”, një proçes i nevojshëm , i tilli i vonuar dhe i penguar qëllimshëm për të vijuar presionin politik Kryeministror mbi secilin komunitet që zgjedh të kundërtin e vullnetit politik të KryeKreut….thirrjet e turpshme Kryeministrore gjatë fushatës së vendoreve 2015 ishin kambana e alarmit mbi fillimin e instalimit të autokracisë qeverisëse, e tilla që po përjetohet sot në secilën qelizë të kësaj shoqërie.
Aspektet e përmendura më lartë nuk përbëjnë paketën tërësore të një Republike ndryshe, por mbeten thelbësore për një ndryshim të qënësishëm, i tilli që mund të jetësohet në një Republikë ndryshe, në Republikën e dekadave të së ardhmes, në Republikën që nuk “përtyp” gënjeshtrën këmbëshkurtër, por fabul-gjatë të “Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër” që fatkeqësisht po detyrohet të largohet nga Shqipëria.
Koha është sot për të rrëzuar “Republikën e mundësive të kufizuara” dhe për të thirrur angazhimin e përgjithshëm qytetar përfshirë secilin fluks të opozitës politike për një Republikë ndryshe ku individi nuk është një numëror, por fuqia e fillimit të ndryshimit. Ndryshimi fillon nga një Republikë ndryshe. Koha është tani.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular