BallinaKronikeEMRAT/Të përfshirë në tregtimin ndërkombëtar narkotikëve, arrestohen dhe dënohen 3 shqiptarë në...

EMRAT/Të përfshirë në tregtimin ndërkombëtar narkotikëve, arrestohen dhe dënohen 3 shqiptarë në Itali

spot_img
spot_img

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë: Gentian Ceku 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, i dënuar me 12 vite burg.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës.

Shqiptarët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtjes së armëve pa leje, dëmtim, shkelje dhe vetëpastrimit të parave

Autoritete italiane bëjnë me dije se, nga kontrolli fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 57 kg kokainë, 200 gr heroinë, rreth 20 kg lëndë prerëse, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular