Gjykata e Sarandës ka vendosur të lerë në qeli 4 të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar rëndë disa dite më parë 39 – vjeçarin Gentian Omeri.
Tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.