Bëhet fjalë për Ronald Koeman, i cili ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër. Objektivi i teknikut në krye të kësaj përfaqësueseje është arritja te lavdia e dikurshme, mision ky mjaft i komplikuar.
Shumë tifozë kanë qenë kundër këtij zyrtarizimi, ndërsa ka patur prej atyre që besojnë se është personi i duhur që mund të dërgojë holandezët drejt majës së botës.
Barcelona, Evertoni, Valencia, Feyenoordi, Southamptoni, AZ Alkmaar, Ajax, Benfica, PSV Eindhoven dhe Vitesse janë disa nga skuadrat ku “timonieri” në fjalë ka qenë pjesë e tyre.