BallinaKryesoreVendimi i Gjykatës Kushtetuese, Gazment Bardhi: Rama dështoi për të mbrojtur mandatin...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Gazment Bardhi: Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit

spot_img
spot_img

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit

Reagimi i plotë:

Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kerkesa jonë që vendimi për vlefshëmrinë e mandatit te deputeti i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorezojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Ky është vetëm akti i parë i një beteje që duhet të përfundojë me një vendim tjetër te pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kush përfiton në mënyrë antiligjore nga pasuritë publike duhet të mbajë përgjegjësi!

Trajtim i pasurisë kombëtare si plaçkë personale e Kryeministrit për ministrat dhe familjarët e tyre duhet të ndëshkohet. Ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular