Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në një nga lagjet e qytetit të Lezhës. Aksidenti mund të kishte pasoja fatale sa i përket forcës së përplasjes së tre automjeteve.
Aksidenti i frikshëm u filmua edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi në zonë. Një grua po hipte në makinë, në vendin e pasagjerit kur një makinë vjen me shpejtësi dhe përplas mjetin.
Nga pamjet duket qartë se rregullat e qarkullimit rrugor nuk i shkel vetëm automjeti që vjen me shpejtësi, por edhe ai i parkuar gabim në rrugë. Rregullat i shkel edhe automjeti i tretë që futet gabim në kthesë.
Rezultati dy persona të plagosur. Ata përfunduan në spitalin e Lezhës që pas momentin të përplasjes rreth orës 17:00. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Aksidenti i regjistruar në kryqëzim bllokoi për rreth 60 minuta rruga nacionale Lezhë-Milot dhe u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e lëvizjes së automjeteve.