BallinaAktualitetEni i zhgënjyer brenda shtëpisë së BBV: "Asnjëri nuk më do këtu...

Eni i zhgënjyer brenda shtëpisë së BBV: “Asnjëri nuk më do këtu brenda!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gara duket se po bëhet akoma edhe më e fortë, ku çdo banor është duke shfaqur personalitetin e tij të vërtetë dhe mjaft luftarak, ku secili synon finalen dhe çmimin e madh. E teksa në luftë për çmimin e madh shtohen dita-ditës shumë lojtarë të rinj, Eni është njëri prej tyre.

Mirëpo, duket se Eni nuk po e gjen aspak të lehtë qëndrimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa zinxhiri i zhvilluar në prime të së shtunës ngjalli të tjera polemika. Ishte pikërisht ky, momenti kur Eni kuptoi që nuk ka lidhje të forta brenda shtëpisë së BBV.

Kur u bë zinxhiri dje, e kuptova që vërtet nuk kam dhënë dhe asnjëri nuk më do këtu brenda sepse unë ngela i fundit në zinxhir dhe kjo nuk është faji i këtyre. Thjesht unë nuk jam shprehur sepse çdo debat bëhet rreth këtyre të dyve. Këta kanë krijuar njohjet e tyre që në fillim, ne që u futëm tani e kemi shumë të vështirë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular