BallinaKryesoreBujar Leskaj nxjerr raportin e BERZH: Shqipëria me qeverisje të përkeqësuar

Bujar Leskaj nxjerr raportin e BERZH: Shqipëria me qeverisje të përkeqësuar

Nga Bujar Leskaj
BERZH: Shqiperia me qeverisje të përkeqësuar
Sipas “Raportit të Tranzicionit për vitet 2022-2023”, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH)(file:///C:/Users/user/Downloads/transition-report-202223-Albania.pdf), të publikuar më 30 janar 2023, cilësia e qeverisjes së Shqipërisë është në përkeqësim.
Sipas Raportit, treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016, në 4.62 pikë në vitin 2021. Arsyet kryesore se përse keqqeverisja në vendin tonë po thellohet janë, sipas BERZH, rritja e informalitetiti dhe korrupsionit.“ “Efekti i dëmshëm i korrupsionit është tre herë më i madh se ndikimi negativ i taksave shtesë mbi firmat, për shkak të pasigurisë më të madhe dhe kostove të transaksionit”(Faqe 7, paragrafi i tretë) .
“Treguesit e progresit të Shqipërisë në qeverisje kanë qenë të paqëndrueshëm në dhjetë vitet e fundit”, thekson Raporti”. Vendi nuk ka ka qenë i suksesshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar sundimin e ligjit”( Po aty, faqe 9, paragrafi i dytë). Treguesit ku Shqipëria ka performuar më dobët janë llogaridhënia dhe zëri i qytetarëve, efektiviteti i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe cilësia e enteve rregullatore.
“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar. Disa sfera të ekonomisë kanë evidentuar gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, thuhet në Raport. BERZH parashikon që ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen e saj gjatë këtij viti.
Sipas Raportit, reforma fiskale duhej të krijonte më shumë hapësirë për politikat ekonomike dhe të forconte qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhurat dhe të rrisë bazën e tatimpaguesve. Qeveria duhet të marrë parasysh rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të dhe të garantojë kompanitë publike.
BERZH e cilëson të pamjaftueshme mbështetjen qeveritare ndaj shtresave në nevojë gjatë periudhës pas shpërthimit të luftës në Ukraine, të shoqëruar me një rritje të fortë të inflacionit.
Kapja e shtetit është identifikuar si një problem serioz dhe që pengon procesin e integrimit në BE. Sipas BERZH, pothuajse 3 % e vlerës së qarkullimit të firmave në Shqipëri (vlera më e lartë në rajonet e BERZH) shpenzohet për pagesa informale, në krahasim me më pak se 0,01 % në ekonomitë e përparuara, si Estonia dhe Letonia.
Raporti kritik i BERZH vjen pas shumë gjetjesh dhe konkluzionesh kritike dhe alarmante nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Transparency International, SELDI, FMN dhe Banka Botërore, lidhur me nivelin e korrupsionit dhe të kapjes së shtetit tek ne.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular