BallinaKryesoreTani në SHBA ka dy dosje: Një për Doktorin dhe tjetra për...

Tani në SHBA ka dy dosje: Një për Doktorin dhe tjetra për Piktorin!

spot_img

Nga Gentian Kaba
Berisha ka një gjë të mirë, nuk dekurajohet kollaj. Për shembull del bllof me akuzat ndaj Bashës për dosje ruse, për Toyota Yaris, për lojërat e fatit në Qipro etj etj etj, nuk dorëzohet, përkundrazi, pa u skuqur fare për daljen bllof apo pa bërë një mea culpa, formulon pa të keq akuza të reja ndaj Bashës.

Shumë naivisht mendoja se zbulimi i korruptimit të agjentit të FBI për të sulmuar Bashën do të shërbente për uljen e tensioneve në kampin opozitar, nga momenti që rrëzonte gjithë akuzat dhe pretendimet mbi marrëveshje të errët të sajuara sa nga Rama sa nga oborrtarët e Berishës për të cënuar vazhdimisht imazhin e Bashës nga 2017 e këndej. Është shumë qartë, Berisha nuk ka interes t’i hidhen poshtë akuzat mbi Bashën sepse me ato mashtrime trullosi një pjesë të elektoratit opozitar dhe sulmet e sajuara në këto momente kanë si qëllim mbajtjen gjallë artificialisht të konfliktit në PD.

Pra, e gjithë kjo është një fatkesqësi dhe një shans i humbur për Berishën, që vijon të luftojë Bashën me mjetet e Rames, kur tashmë dihet se në Amerikë ka vetëm dy dosje, një për doktorin dhe një për piktorin. Te tjerat janë llogje pazari, sepse po të përdorej e njëjta logjikë me të cilën arsyeton Berisha, ajo e dosjeve me të cilat mbahet peng një politikan, ata që e shesin veten si revolucionarë kanë po aq dosje në SPAK sa Rama… Kështu që me qetësi, sepse përveç cirkut mediatiko-politik nuk keni gjë tjetër në dorë. Someone else is in charge!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular