BallinaPolitike“Berisha ka në dorë zgjidhjen e problemeve në PD”/ Deputeti demokrat tregon...

“Berisha ka në dorë zgjidhjen e problemeve në PD”/ Deputeti demokrat tregon nëse do marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit: Jam kundër dhunës

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt përpara Kryeministrisë.

Deputeti demokrat, tha në një intervistë për News24 se është kundër protestave të dhunshme, dhe se ai merr pjesë vetëm në tubime që janë në interes të qytetarëve.

Sula solli në vëmendje dhe situatën brenda Partisë Demokratike, për të cilën deklaroi se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha mund të zgjidhë këtë çështje.

Sipas tij, Berisha ka mbështetjen më të madhe në opozitë dhe se është një politikan që merr vendime të forta.

Sula: Nuk do të jem pjesë e protestës, por e kam thënë se jam opozitar. Nëse do të thirret një protestë në interesat e qytetet do shkoj. Ky është parimi im. Unë jam për protesta paqësorë, jo të dhunshme. Unë nuk jam as për proteste e 21 janarit, pasi jam kundër dhunës. Kjo është një shoqëria që ka vuajtura nga dhuna, dhe nuk ja për atë. Por, problematika është e madhe, por jam nga ata që jam shpresëplotë që do të zgjidhet problem.

Ndryshimi nga shumë politikanë është që jam i lirë. E vërtetë është që Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi bashkë kanë dalë, kanë qarë, gëzuar, prishur dhe gëzuar. Deri dje Basha ishte burrë i mirë, takoheshin buzë më buzë. Ne jemi ushtarë të thjeshtë që i nënshtrohen vendimit që merret. Unë jam kundër djegies së mandatave. Basha kurrë nuk ka marrë vendime me Ramën. Edhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun, kuptuan që ishin armiq pas 40 vjetësh.

Problem i madh është që opozita është e përçarë dhe nuk po ngjallim shpresë. Unë nuk mund të rri i heshtur dhe të mbyll gojën për qëndrime apo për ata që anë në poste që nuk duhen në PD. Unë deputet i thjeshtë, person tjetër ka dy herë më pak se mua dhe çfarë tregon kjo?

Kur më votojnë mua qytetarët me 80 mijë vota dhe ai me 1000-2000 vota është më lartë nuk vlen. Nuk e kam për servilizëm por Berisha është babai i politikës. 99% të votave i ka Berisha, por unë shpresoj të nxjerrë çelësin nga xhepi. Berisha ka demonstruar se është njeri pragmatist që merr vendime të forta. Berisha babai ynë politik, prodhon politikë, sa ka ai vota si kemi ne të gjithë. Ai ka në dorë zgjidhjen e problemeve brenda PD. Nëse ky problem nuk rregullohet para shkurtit nuk do të zgjidhet më.

Më tej deputeti Sula foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe kontrabandën e naftës. Ai e quajti bordin e transparencës bord përfitues.

Për çmimet e ushqimeve të shportës, deputeti demokrat tha se çmimi është rritur me 76%, çka ka çuar edhe në uljen e konsumit.

Unë gjej rastin të falënderoj gjykatën për seriozitetin që po trajtohet problematika.

Sula: Ishin dy kërkesa, një për produktet ushqimore dhe tjetra për karburantet. Argumentet ishin të qarta. Nuk do i hyj nga pikëpamja e teknikës që ka problematike, por neni 101, mund të them që për 10 vjet qeverisja e PS ka qeverisur me mbi 120 akte. Akti normativ është në kushte jonormale dhe I jep mundësi që pas 45 ditëve të futet në ligj. Qeveria I bie shkurt. Bën 10 muaj që ka dalë ky akt normativ dhe duhej të ishin marrë masa për mos rriten e çmimeve ose uljen e tyre. 76% janë rritur çmimet e shportës bazë. Pa harruar që jemi të vetmit me këto shifra. Ashtu si në komunizëm që ishim ndryshe nga të tjerët ashtu jemi dhe sot.

Qeveria po anashkalon parlamentin dhe ka rritur shportën me 76%.Qeveria po anashkalon parlamentin dhe ka rritur shportën me 76%.

Shteti nuk po mban peshë, pasi ka mbledhur 500 milionë euro dhe ka shpërndarë 80 milionë euro. Konsumi ka filluar të bjerë. Nuk janë borde transparence, por përfituese për të mos thënë zhvatëse. 6 prej tyre merren me çmimet në markete.

Të mos flasim për karburantet, është llahtari. Kam analizuar që para 7-8 muajsh, por megjithatë ne nuk do e lëmë me kaq. A ka logjikë ekonomike, penale, politike për këto çmimeve. Të kesh 740 mijë makina, edhe të doganosh 530 mijë tonë, i bie 40 mijë tonë më pak. Ma shpjego pak logjikën. Thonë se ka ndikuar teknologjia.

Këtu ka dy rrugë, o kontrabandë e pastër ose nafta bruto përpunohet dhe qarkullohet këtu. Është një miniere ari. Është e qartë e gjithë gjeja. Ne e kemi çuar te Gjykata Kushtetuese dhe presim vendimin. Kemi shpresë që të merret vendimi në favor të qytetet. Relacioni që ka shpalosur qeveria është i palogjikshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular