BallinaKryesoreGazment Bardhi ftesë publike grupit të Berishës: Zgjidhja si mund ta mundim...

Gazment Bardhi ftesë publike grupit të Berishës: Zgjidhja si mund ta mundim Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike grupit të Sali Berishës për t’u bashkuar.

“Unë nuk mendoj as që jam shumica, as që jam pakica, nuk e fus veten te ky lloj diskutimi. Ajo që unë po them është që ne kemi një problematikë në Partinë Demokratike që është kthyer tashmë dhe në një çështje gjyqësore e cila do të duhet të marrë zgjidhje edhe për faktin që grushtet institucionale brenda partive nuk mund të kthehen në model në një demokraci funksionale,” – u shpreh Bardhi

Ai tha në “Now me Erla Mëhillin” se e vetmja kërkesë që ai ka prej 6 muajsh është ta lënë konfliktin brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund të shkojnë me statut dhe me vulë për të mundur Edi Ramën

“Nuk mundet Edi Rama nëse ka tre vija më shumë apo tre vija më pak, por sigurisht që mundet nëse ke tre njerëz më shumë apo tre njerëz më pak,” – theksoi deputeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular