BallinaEkonomiIntesa Sanpaolo Bank Albania zgjeron rrjetin e saj të degëve në Tiranë...

Intesa Sanpaolo Bank Albania zgjeron rrjetin e saj të degëve në Tiranë dhe Vlorë

Tiranë, 01 Shkurt 2023 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, inauguron degët e reja në Tiranë dhe Vlorë; respektivisht në rrugën “Ali Demi” dhe rrugën “Transballkanike”.

Degët e reja janë dizenjuar sipas stilit më të fundit të prezantuar nga grupi Intesa Sanpaolo. Ambientet e tyre ofrojnë një mjedis modern, me hapësirë, të ngrohtë dhe komod në përputhje me standardet më të fundit të Grupit Intesa Sanpaolo. Transformimi i këtyre hapësirave fizike është në të njëjtën linjë me objektivin e Bankës për zgjerimin në zona me potencial të lartë për rritje ekonomike.

Transformimi i mjediseve, me ambiente të dedikuara, hapësira komode për pritje, një tavolinë të madhe pune dhe komuniteti, pasqyron një mënyrë të re të mirëseardhjes: modeli i Degëve tona nxit lidhjet me klientët dhe ndërmjet klientëve, të cilët do të kenë mundësi të gjejnë një pikë takimi në degët e Bankës për shkëmbime idesh dhe biznesi.

Krahas arredimit të brendshëm, Degët janë të pajisura plotësisht me teknologjitë dhe sistemet më të fundit, si wi-fi pa limit dhe tableta elektronikë në tavolinat e komunitetit, të cilat mund të përdoren nga klientët për të naviguar në internet tërësisht falas, si edhe për t’u njohur me platformën bankare dixhitale, Digital Banking.

Në ceremonitë e inaugurimit morën pjesë drejtues të lartë të Bankës, përfaqësues të Ambasadës Italiane, klientë, partnerë dhe të ftuar specialë dhe secila prej tyre u përmbyll me një koktej joformal. Të ftuarit patën mundësi ndërkohë të shikojnë nga afër zonat moderne të Degëve, të krijojnë kontakte të reja biznesi dhe të njihen nga afër me përfaqësuesit e Bankës.

Z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: ” Këtë vit, Intesa Sanpaolo Bank Albania ,feston 15 vite suksesi në sektorin bankar në Shqipëri. Po e nisim vitin 2023 duke qenë më pranë klientëve tanë me dy degë të reja në kryeqytet dhe në Vlorë. Të dyja vendndodhjet përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për të mbështetur më tej komunitetet dhe bizneset. Falë mjedisit relaksues, të dizajnuar me një stil modern, ne synojmë që klienti ynë të ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar gjatë marrjes së shërbimeve në degë. Paraqitja e re po lehtëson marrëdhëniet tona me klientët; e cila është thelbësore në modelin tonë të shërbimit. Ne kemi planifikuar ndërhyrje të tjera në hapësirat fizike të degëve tona gjatë këtij viti për të siguruar që komunitetet lokale të kenë një përvojë bankare të standardeve më të larta.”

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d’Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore. Monitor

News: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news
Twitter: @intesasanpaolo
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular