Nga Agron Duka
Gara për këshillat bashkiakë: Më të mirët përfaqësues të qytetarëve!
Gara për këshillat bashkiakë: Më të mirët përfaqësues të qytetarëve!
Partia Agrare Ambientaliste vazhdon përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore. Berati ishte stacioni i radhës, ku përcaktuam kandidatët e parë në lista, për të vijuar më tej me plotësimin e tyre, me të tjerë njerëz të denjë, të ndershëm dhe punëtorë.
Ne kemi hyrë në këtrë garë me bindjen e fortë se këshillat bashkiakë duhet të jenë organe reale të qeverisjes vendore, dhe jo mekaniza formalë për të firmosur e vulosur vendimet sipas interesave të kryetarëve. Këshillat bashkiakë njëngjyrësh, e kanë kthyer pushtetin vendor shumë vite pas, duke e zhbërë atë, e duke ia humur rolin e “parlamentit” lokal.
Në mendojmë se këshillat nuk duhet të jenë shumëngjyrësh thjeshtë sepse “të gjithëve u takon të kenë përfaqësues”, por sepse përbërja pluraliste garanton cilësinë e pushtetit, kontrollin mbi pushtetin e kryetarëve dhe marrjen e vendimeve që janë në interes të qytetarëve dhe jo të kryetareve dhe klaneve të tyre politike dhe ekonomike.