BallinaKronikePastruesja i grabiti 120 mijë euro në banesë, arrestohet ish-zyrtarja e kryeministrisë,...

Pastruesja i grabiti 120 mijë euro në banesë, arrestohet ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi. Ja për çfarë akuzohet

spot_img
spot_img

Arrestohet ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi
Gazetari Igli Çelmeta bëri të ditur mbrëmjen e sotme (e premte) për BalkanWeb se Policia ka lëshuar urdhrin e ndalimit nga Prokuroria.

Alda Klosi është arrestuar pas një dëshmie të pastrueses Rozeta Dobi.

Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

Në fillim të këtij viti Alda Klosi bëri një denoncim për pastruesen e saj, Rozeta Dobi se i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, që ajo e mbante në shtëpi.

Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa ka mbyllur gojën për të rrëfyer se kujt i përket shuma e majme e parave, rreth 400 mijë euro, që u zbulua pas përgjimit ambiental të nënë e bir.

Prokuroria e cila po heton krahas vjedhjes edhe për veprën penale të pastrimit të parave, ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, ndërsa pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri kanë llogari bankare dhe sa është shuma në këto llogari.

Ndërsa është kërkuar informacion në banka, por edhe në Kadastër, për llogaritë bankare dhe pasuritë që zotëron Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë në shtëpitë e të cilëve punonte si pastruese Rozeta Dobi. Kjo e fundit, po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.

Në dëshminë e zbardhur nga “Balkanëeb”, mësohet se Alda Klosi ka deklaruar se paratë i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte.

Ajo ka treguar se djali i tyre ishte me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Ndër të tjera Klosi ka shtuar se ka pasur edhe bizhuteri të ndryshme, një çantë me ngjyrë të bardhë e markës Valentino , si edhe një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

DËSHMIA

I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular