BallinaKryesoreE PLOTE/Takimi me demokratët në Londër në degën e PD Britani e...

E PLOTE/Takimi me demokratët në Londër në degën e PD Britani e Madhe: Flasin Alibeaj, Çollaku dhe Naim Hasani (VIDEO)

spot_img
spot_img

Kryetari i komanduar në detyrë i PD, zoti Enkeled Alibeaj dhe deputeti Kreshnik Çollaku, njëkohësisht sekretar për diasporën të cilët ndodheshin në Londër bashkë me një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë ne kuadër të një vizite zyrtare, që u zhvillua në Londër me ftesë të Komisionit të jashtëm të Parlamentit Britanik, për forcimin e mardhënjeve mes dy vendeve, kanë zhvilluar një takim edhe me aktivistë dhe drejtues të Degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë në Londër. Takim ky që u zhvillua në kuadër të zhvillimeve më të fundit në PD të Shqipërisë, si dhe qëllimin e  mënyrës së organizimit dhe mobilizimit të kësaj dege për përgatitjet në zgjedhjet e 14 majit, por kryesisht për zgjedhjet e përgjithëshme të 2025-ës.

Zoti Alibeaj pasi falenderoj kryetarin e degës së PD për Britaninë e Madhe zotin Naim Hasani dhe drejtuesit e degës për punën e palodhëshme organizative i ka njohur ata edhe me diskutimet që patën me përfaqësues të parlamentit britanik dhe me Ministrin e Jashtëm të Mbretësisë së Bashkuar.  Forcimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe respektimi i të drejtave të emigrantëve shqiptar dhe luftës kundër diskreminimit të tyre nga zyrtarë shtetror britanik, ishin në planin kryesor gjatë takimeve që zhvilluam, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së zoti Alibeaj.

Ndër të tjera zoti Alibeja tha, se u bëri të ditur homologëve britanik se dyndja e emigrantëve shqiptarë vjen nga kushtet ekonomike të përkeqësuara nga kryeministri Edi Rama.

Alibeja deklaroi edhe një herë nga Londra, se PD do të marri pjesë në zgjedhjet e 14 majit me konkurim në të gjithë Shqipërinë dhe se dëshironte që demokratët të hynin të bashkuar në zgjedhje, por një gjë të tillë e sheh të pamundur, ku për këtë fajson grupin e Foltores. Zoti Alibeaj, tha se luftën ne e kemi me pushtetin e edi Ramës dhe për të mundur Edi Ramën, jo me socialistët e thjeshtë.

Ndërkohë përfaqësuesi demokrat për diasporën, deputeti Kreshnik Çollaku tha nga ana e tij se u kërkuam homologve britanik dhe anëtarve të kabinetit Sunak, që të ndalin çdo llojë gjuhe diskriminuese për diasporën shqiptare, i kërkuam që të hartohet një planë rregullator, një paketë ligjëvënse për legalizimin e emigrantëve, si dhe u kërkuam lehtësimin e dhënjeve të vizave. Gjithashtu kërkuam lehtësim për paisjen me viza kryesisht, për punonjësit e specializuar dhe për studentët. Shqiptarët meritojnë më shumë, pasi për to flet puna dhe djersa e tyre dhe nuk duhen përgjithësuar me elementë të veçantë të cilët thyejn ligjin duke kryer akte kriminale.

Gjithashtu Çollaku theksoj se morën edhe një mbështeje të fuqishme për çeshtjen e mbështetjen e Kosovës. Na u tha se Serbia nuk duhet të bëjë një gabim të dytë, përndryshe do të ndeshet me një reagim shumë më të ashpër se herën e parë dhe do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë se sa në 1999 kur u bombardua nga aleanca e NATO-s.

Sekretari për çeshtjet e emigracionit Kreshnik Çollaku u ndal edhe tek çeshtja e votës së emigrantëve, duke theksuar se do të bëjmë të pamundurën për të realizuar të drejtën e votimit të emigrantëve në vendet ku punojnë e jetojnë.

Të pranishmit kanë kritikuar edhe Ambasadën e Shqipërisë në Londër e cila nuk i ka mbrojtur bashkëkombasit e vet në rastet e diskreminimit nga autoritetet britanike, bile deri edhe nga anëtar të kabinetit qeveritarë.

Nga ana e tijë kryetari i degës së PD-së për Mbretërinë e Bashkuar zoti Naim Hasani, ka falenderuar zotin Alibeaj dhe zotin Çollaku për interesimin dhe vlersimin ndaj demokratve të mbretërisë së Bashkuar, duke u premtuar se demokratët e Londrës dhe gjithë Britanisë do të jenë hallka kryesore që do të çojnë në fitoren e PD-së. Zoti Hasani tha se ne po riorganizojmë dhe po fuqizojmë çdo ditë e më shumë Degën e Partisë, duke afruar rreth sajë kryesisht  intelektual dhe të rinjë.

Kreu i PD-së për Britaninë e Madhe, nuk ka harruar të fajsojë kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale në shqipëri dhe në lidhje me emigrimin e shqiptarëve vitet e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular