BallinaAktualitetNdahet nga jeta themeluesi i PD Vlorë/Bujar Leskaj: Iku para kohe! Ing....

Ndahet nga jeta themeluesi i PD Vlorë/Bujar Leskaj: Iku para kohe! Ing. Mario Sota qytetari model vlonjat

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Dje, në 04.02.2023, në moshën 60- vjeçare, u nda përpara kohe nga jeta miku ynë, themeluesi i PD, qytetari model vlonjat, Ing. Mario Sota.
Qytetar i vjetër vlonjat, që buronte mirësi, tolerancë e vlera, lindur e rritur në Skelë, i urtë, i qetë, model qytetarie e përkushtimi u largua në përjetësi nga një sëmundje e rëndë!
Ikja e tij la një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, por edhe për ne, shokët e miqtë e tij të shumtë.
Ing. Mario Sota ishte nga të parët qytetarë intelektualë të Vlorës, që përqafuan idetë e idealet demokratike dhe ndër themeluesit e Partisë Demokratike në Vlorë.
Si demokrat karakterizohej nga ndershmëria, përkushtimi. Asnjëherë nuk e fshehu mendimin dhe qëndrimin e tij, edhe kur nuk ishte në përputhje me mendimet dhe vendimet e drejtuesve të lartë të PD.
Kudo ku punoi si inxhinier elektrik, apo drejtues I lartë institucionesh Ing. Mario Sota u dallua si njeri i ditur, i qetë e i matur, si drejtues plot vlera, si njeri i drejtë e parimor.
Nga Ing. Mario Sota nuk do të harroj kurrë kontributin e përkushtimin në fushatat zgjedhore të vitit 2005 dhe sidomos angazhimin e tij në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, gjatë së cilës ai ishte njëri nga drejtuesit e lartë dhe kontributorët më të spikatur të shtabit elektoral të PD.
Në fushatën e 25 prillit 2021, inxhinieri i talentuar Mario Sota, ishte ndër hartuesit e programit elektoral për Vlorën në fushën e energjitikës dhe infrastrukturës dhe duke denoncuar mungesën e transparencës, keqqeverisjen dhe skandalet e sektit Rama, i dha një vlerë të shtuar fushatës sonë.
Drejtoi njërin nga bordet më të rëndësishme e më aktive, atë të energjitikës dhe infrastrukturës.
Ikja e tij e parakohshme na mbush me trishtim, sepse Ing. Mario Sota kishte ende shumë për t’i dhënë familjes, miqve, Vlorës e Partisë Demokratike.
Qofsh i Parajsës, i dashur mik!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular