BallinaAktualitet“Rama dhe McGonigal flisnin me ‘Viasat’, miqësia e tyre ishte e pazakontë”-...

“Rama dhe McGonigal flisnin me ‘Viasat’, miqësia e tyre ishte e pazakontë”- Rrëfehet ish-e dashura e agjentit të FBI-së: Vinte shpesh në Shqipëri, kur janë takuar në New York, ata…

spot_img
spot_img

Allison Guerriero, ish-dashura e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka folur sërish për raportet që ai ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas saj, kreu i qeverisë dhe McGonigal kanë qenë miq shumë të mirë dhe flisnin shpesh me anë të një aplikacioni të quajtur “Viasat”.

Në një intervistë për EuroNews, ajo ka rrëfyer se Charles shpesh herë i tregonte fotot që kishte me kryeministrin Rama, ndërsa e konsideron miqësinë e tyre si të pazakontë.

Ajo tregon një rast konkret, kur McGonigal dhe Rama kanë darkuar në Neë York në një restorant shumë të shtrenjtë.

“Charles më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charles më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte. Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI, tha Allison Guerriero.

Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.

“Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë”, ka rrëfyer ndër të tjera ish e dashura

Guerriero tregon se është marrë në pyetje nga FBI dhe madje e kanë pyetur edhe për Shqipërinë.

“Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charles në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjet do të merren në kohën e duhur”.

Ajo u shpreh se ish-i dashuri i saj duhet te jete ne burg: “Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular