Nga Sabah Sheta (Kandidat i PD Bashkia KRUJE)
Falenderim zemre për çdo demokrat dhe qytetar të Bashkisë Krujë!
Falenderim zemre për çdo demokrat dhe qytetar të Bashkisë Krujë!
Të nderuar miq! Zyrtarisht jam në garën për Bashkinë Krujë në zgjedhjet e 14 majit, një sfidë kjo e cila na obligon që të jemi të bashkuar, me besim tek njëri-tjetri të nisim punën nga sot, të trokasim derë më derë dhe bindim bashkëqytetarët tanë se jemi ndryshe nga kundështari dhe më 15 maj të rezultojmë fitues!.
Së pari; dua të falenderoj çdo anëtar të PD që më ka propozuar në mënyrë unanime që në vitin 2020 këtë kandidim në nivel seksioni, por edhe ata që më propozuan në primare, të falenderojë lidershipin e PD që më besoi këtë garë, e cila më ngarkon me përgjegjësi. Ju garantoj që këtë besim tuajin do ta justifikoj dhe ju premtoj se nuk do të iu zhgënjej!
Së dyti; i drejtohem çdo anëtari të PD në territorin e Bashkisë Krujë, që si njëri prej jush ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur dhëmbë për dhëmbë me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm; fitoren e bashkisë Krujë për Partinë Demokratike sikurse e mundësuam me 25 prill!
Së treti; Kruja është e jona, e të djathtëve dhe të majtëve. Ndaj, ftoj çdo bashkëqytetar jo vetëm opozitar, që të më bashkohet në këtë rrugëtim timin, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë Krujë ta kthejmë në shtëpinë e gjithsecilit ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme dhe të marr shërbimet që i detyrohet ky institucion!