BallinaAktualitetISP: Platforma “Aktiv1st”, presion politik. Apelon IPD, AKEP, KMHC, KQZ, AP, të...

ISP: Platforma “Aktiv1st”, presion politik. Apelon IPD, AKEP, KMHC, KQZ, AP, të ndërhyjnë, SPAK dhe PP për hetim

spot_img

ISP apelon IPD, AKEP, KMHC, KQZ, AP, të ndërhyjnë në mbrojtje të ligjit dhe SPAK dhe PP për hetimin e përgjegjësive ligjor

Legjislacioni shqiptar ndalon keqpërdorimin e të dhënave personave të qytetarëve për qëllime politike, marrjen e të dhënave përmes kushtëzimit dhe presionin politik mbi punonjësit dhe qytetarët për t’i përfshirë ose ekspozuar ata në aktivitete politike. Shqipëria është vend anëtar në KE dhe NATO, praj 2021 është në bisedime për anëtarësim në BE, gjë që nënkupton se ka detyrime ndërkombëtare, por edhe një hierarki të re të standardeve demokratike, të cilat duhet t’i respektojë dhe t’i demonstrojë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka marrë njoftime të shumta nga zyrtarë e punonjës të administratës publike dhe sektorëve të tjerë publikë, të cilët janë detyruar nga strukturat eprore për të shkarkuar dhe për të përdorur aplikacionin “Aktiv1st”, i krijuar dhe i menaxhuar nga subjekti politik, Partia Socialiste. Punonjësit detyrohen të shikojnë, pëlqejnë dhe shpërndajnë njoftime politike që lidhen me aktivitetin politik të kësaj partie. Ky angazhim vlerësohet përmes një sistemi pikëzimi, i cili në rrugë të paligjshme përdoret si tregues i suksesit dhe matës i cilësisë së punës së tyre profesionale. Ligji mbi nëpunësit civil dhe Kodi i Punës nuk kanë kritere politike në listën e kritereve vlerësuese të performancës, karrierës dhe të ruajtjes së marrëdhënieve të punës. Përdorimi i një aplikacioni online, pronë e një partie, për të krijuar një sistem paralel monitorimi dhe vlerësimi përbën shkelje të ligjit, praktikë abuzive dhe cenim i dukshëm i lirive dhe të drejtave qytetare.

ISP shpreh keqardhjen që institucionet dhe forcat politike përgjegjëse nuk kanë nxjerrë mësime me skandalin e “patronazhistëve” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe se një model i njëjtë online po instalohet si praktikë dhe sistem, duke u imponuar si normalitet në sjelljen politike të partive në raport me shtetin dhe qytetarët. Partitë dhe politikanët kanë përgjegjësi publike të dëshmojnë integritet dhe vlera morale, respekt të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, ndryshe nga sa vijojnë të veprojnë, duke u shndërruar me arrogancë në promovuese, avokate dhe zbatuese të praktikave të tilla abuzive.

ISP apelon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Avokatin e Popullit, KQZ, si dhe institucionet e tjera që veprojnë në fushën e të dhënave personale, komunikimeve elektronike, të drejtat e nëpunësve dhe të zgjedhjeve në RSH, të ndërhyjnë për të garantuar parimet kushtetuese dhe marrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ISP gjithashtu apelon SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm të ndërmarrin hetime lidhur me rastin, për të jetësuar me akte konkrete premtimin e tyre dhe të reformës “të gjithë të barabartë përpara drejtësisë” dhe “fund pandëshkueshmërisë”.

ISP fton median dhe kolegët e shoqërisë civile të reagojnë, si dhe fton institucionet ndërkombëtare, përfshirë delegacionin e BE-së të rikujtojnë praktikat e mira dhe përgjegjësitë e Shqipërisë në raste të tilla.

Koha për transparencë, drejtësi, integritet dhe llogaridhënie.

Deklarata e plotë në PDF ISP – Deklarate mbi aplikacionin Aktiv1sti

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar procesin elektoral, dekriminalizimin, integritetin dhe standardet zgjedhore 2023.

Shenim: Foto ilustruese paraqet renditjen origjinale te aktivisteve me te suksesshem te aplikacionit per muajin janar 2023, ne respekt te te dhenave personale jane hequr emrat e qytetareve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular