BallinaAktualitetTemperatura disa gradë nën zero, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura disa gradë nën zero, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Territori shqiptar do të mbetet  në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të lagështirës së lartë në ajër si edhe masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Po ashtu, problematike do të jenë ngricat në të gjitha akset rrugore të zonave malore ku temperaturat janë disa gradë nën zero. Në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët, por të ftohtë do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe veriperëndim të kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me ngrica dhe temperatura shumë të ulëta Ku minimalet do të zbresin deri në – 6 gradë C. Kjo si pasojë e të ftohtit verilindor që ka përfshirë republikën e kosovës.

Maqedoni e Veriut

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë mot të ftohtë POR të qëndrueshëm në të gjithë republikën e Maqedonisë. Herë pas herë do të këtë vranësira të shpeshta si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, orët e pasdites mbeten me vranësira, ngrica dhe temperatura të ulëta deri ne -8 gradë në qytetin e Kërcovës. 5 apo -6 gradë C.

Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i një qendre ciklonare në qender të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në të gjithë Europën qëndrore. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta verilindore; gadishulli i Ballkanit do të vijojë me ngrica, dhe temperatura shumë të ulëta mbeten me stuhi ere dhe rrebeshe shiu brigjet e detit të zi. Ndërsa në dy skajet e kontinentit Europian; përkatësisht, Gadishulli skandinav dhe gadishulli Iberik paraqiten nën dominimin e motit i kthjellët, por të ftohtë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular