Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Sipas mediave italiane ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rrugë në Arezzo, ku shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë për në punë, por është përplasur me një tjetër mjet.
39-vjeçari shqiptar ishte nisur nga zona e Pratos me makinë kur rreth orës 10:30 të mëngjesit është përplasur me makinën e një 49-vjeçarjeje italiane, e cila është plagosur dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.
Sipas autoriteteve italiane, 39-vjeçari që drejtonte një makinë Lancia, ka rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por është stepur për shkak se ka hasur në makinën Peugeot të 49-vjeçares me të cilën është përplasur.
Menjëherë pas aksidentit është tentuar që shqiptarit t’i jepet ndihma e parë, por ai ka ndërruar jetë në vend.