BallinaBotaKreu i Kishës ortodokse ruse është ish-spiun i KGB-së

Kreu i Kishës ortodokse ruse është ish-spiun i KGB-së

spot_img
spot_img

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, ka punuar si spiun i KGB-së në vitet 1970, thuhet në disa dokumente të deklasifikuara në Zvicër.

Gjatë udhëtimeve turistik në alpe e Zvicrës, patriarku Kirill raportohet se kishte përdorur një postim në Këshillin Botëror të Kishave të Zvicrës në vitin 1971 për të mbledhur informacione për agjencinë famëkeqe të spiunazhit sovjetik, KGB.⁠

Tani një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, presidenti rus dhe gjithashtu një ish-agjent i KGB-së, Kirill, mbërriti në Gjenevë si një 24-vjeçar ambicioz i cili kërkonte të linte shenjën e tij për Bashkimin Sovjetik.⁠

Gjatë Luftës së Ftohtë, feja në BRSS u trajtua me dyshim dhe u përdor kryesisht si një mjet për të promovuar politikat Kremlinit. Klerikëve u kërkohej shpesh të regjistroheshin për t’u bërë agjentë të KGB-së përpara se të lejoheshin të udhëtonin jashtë vendit.

Duke përdorur emrin e koduar ‘Mikhailov’, misioni i Kirill ishte të manipulonte anëtarët e tjerë të këshillit për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, sipas gazetave zvicerane Sonntagszeitung dhe Le Matin Dimanche, të cilat citonjnë të dhënat e deklasifikuara të policisë.⁠

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular