Nga Sabeh Sheta
Shkollat në Krujë pa ngrohje, Bashkia inekzistente! Ku shkojnë taksat e krutanëve?!
Shkollat në Krujë pa ngrohje, Bashkia inekzistente! Ku shkojnë taksat e krutanëve?!
Kruja, sikurse i gjithë territori i vendit po përballet me tempratura e ulta. Më problematike situata është në shkolla, ku nxënësit, ato të arsimit 9-vjeçar si dhe të mesëm, janë të detyruar të qëndrojnë në të ftohtë duke ndjekur orët e mësimit. Kjo është e papranueshme!
Bashkia Krujë duket inekzistente, është në gjumë përballë kësaj situate të pritshme çdo vit!
Eshtë detyrë e pushtetit vendor që të sigurojë ngrohje në shkolla dhe për këtë duhet planifikuar buxhet që në fillim të vitit dhe jo sot kur ftohti siberian, tempraturat nën zero kanë trokitur!
I bëj thirrje drejtuesve dhe administratës së Bashkisë Krujë që në mënyrë urgjente të lëvizin, të dalin në terren, sigurojnë ngrohje në shkolla për fëmijët tanë, të ardhmen e Krujës dhe pse jo dhe të Shqipërisë!
Pyetja që lind në këtë rast është: A konsultohet buxheti më qytetarët, sepse ato duhet ta dine qe ka nje ze ne buxhet per llogjistiken ne shkolla ..me te cilin abuzon Bashkia .
Kruja do të çlirohet nga qeverisja klienteliste! Bashkia shpejt do tu kthehet qytetarëve më 14 maj!