Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj në 10 provinca të goditura nga tërmeti.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në disa zona janë dërguar mbi 102 mijë shtretër. Turqia u trondit nga dy tërmete të forta , duke shkaktuar mbi 5 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan