BallinaAktualitetVIDEO/17 orë nën rrënojat e tërmetit në Siri, vajza 7-vjeçare mbron me...

VIDEO/17 orë nën rrënojat e tërmetit në Siri, vajza 7-vjeçare mbron me duar kokën e vëllait të vogël

spot_img
spot_img

Disa momente të dhimshme janë shfaqur në mediat ndërkombëtare pas tërmetit në Turqi e Siri., ku kanë vdekur mbi 7 mijë persona deri më tani dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Në disa prej këtyre pamjeve duket një vajzë e vogël që përpiqet të mbrojë vëllain e saj më të vogël, ndërsa të dy janë bllokuar në rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit vdekjeprurës

Vajza 7-vjeçare në Siri, së bashku me vëllain e saj, përballen komunikuan me shpëtimtarët që i gjetën dhe tentuan t’i çlironin. Vogëlushja dëgjohet duke thënë “Nuk dua lodra, dua të na largosh nga këtu”

Zëdhënësi i OKB-së, Mohamad Safa, i cili ndau një foto të ngjashme në Tëitter, vuri në dukje se dyshja mbetën nën rrënoja për 17 orë dhe arritën të dilnin shëndoshë e mirë.

“Vajza 7-vjeçare që mbajti dorën në kokën e vëllait të saj të vogël për ta mbrojtur, ndërsa ai ishte nën rrënoja për 17 orë, doli e sigurt. Më në fund dy fëmijët u shpëtuan dhe u dërguan në një vend të sigurt, ndërsa shëndeti i tyre është në gjendje të mirë”, shkroi ai në Tëitter.

Kujtojmë se nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.8 ballësh dhe nga pasgoditjet e tij, janë rrafshuar disa qytete në të dy vendet, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet në vijim, pasi shumë persona gjenden ende nën rrënoja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular