BallinaKryesoreAzgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës shkallmues i demokracisë dhe gardian i kleptokracisë!

Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës shkallmues i demokracisë dhe gardian i kleptokracisë!

Nga Azgan Haklaj
Trekëndëshi i Bermudës shkallmues i demokracisë dhe gardian i kleptokracisë!
Berisha ky demon -bashkëshkatërrues i pluralizmit!
——————————————–
Pa dashur të bëj një analizë të gjatë të parashutizmit të Sali Berishes në krye të levizjes demokratike dhe as të ngjarjeve vit pas viti që kompromentuan rëndë Partinë më pro-perëndimore misionare e demokracisë dhe euroatlantizmit dua të qasem vetëm në ngjarjet e fundit skandaloze ku Berisha beson të kthehet në një “Gjergj Dimitrov”, apo Çe Guevarë i kohëve moderne, sepse në fakt është i fundmi komunist në Europë që akoma vegjeton me shpirt ndër dhëmbë e në ndryshim nga idhujt e tij të tipit Dimitrov e Stalin ai nuk e ka me hallin te traktatet e nënshkruara me Ramiz Alin’ nën frymën Gorbaçoviane.
Ai sot nuk është më komunisti i devotshëm dhe as i konvertuari në kryedemokrat por thjesht një gardian i pasurisë së tij familjare e cila tashmë është dekonspiruar si miliardëshe dhe korruptive.
Eshte pikërisht kjo pasuri e korrupsioni e të tjera levizje anti amerikane që nga pjesëmarrja në Konferencën Islamike deri të sjellja skandaloze ndaj ish n/Sekretares Amerikane të Shtetit Pikerin’ deri te ish shefi i CIA-s George Tenet që kanë nominuar të padeshirueshëm (non grata),të korruptuar, minues të demokracisë dhe risk potencial për interesat e SHBA-së.
Mirëpo zotëria si gjarperi i vrarë që nuk i del shpirti deri në perëndim të diellit mendon të përfitojë në favor të tij nga një skandal ndërkombëtar tashmë i bërë publik në gjithë globin i njohur “Mcgonigal gate”.
E verteta e pamohueshme është se Lulzim Basha ka qenë shënjestra e këtij konspiracioni dhe ky është realiteti.
Mirëpo paradoksalisht Berisha në vend të një falje publike ndaj z Basha dhe një reflektimi të thelllë sepse u bë pjesë e këtij konspiracioni me komisionin Mandia dhe sulmet e paprincipta ndaj kryetarit të PDSH-së zgjedhi ta privatizojë në interes të tij aferën sikur të ishte ish-,Kompleksi Partizani.
Dhe jo vetëm kaq por ai intesifikon sulmet e fyerjet, etiketimet dhe shpifjet ndaj kryetarit të ligjshëm të PD-së Lulzim Bashës.
Çfarë parodie politike!
Berisha nga njëra anë deklaronte se Basha është peng i Ramës, nga ana tjetër e pranon komplotin kundër PDSH-së por jo ndaj kryetarit Basha, por ndaj vetes Berishës, ndonëse nuk ishte kryetar ai, e në fakt nuk përmendet askund.
Sa qesharake!
Berisha fantazon “komplotin” ndaj tij për shkak se nuk do të bashkëqeveriste me Ramën duke harruar se vetë ka deklaruar së në vitin 2009 nëse nuk do të bënte kualicion Metaj me të do të bënte me Ramën.
Sa e pamoralshme!
Berisha nga mëngjesi në darkë deklaron nëpër studio televizive se gjithshka ka bërë në emër të demokracisë dhe kombit kur në fakt me anë të pushtetit ka kapur shtetin dhe e ka përdorur për interesat e veta dhe të familjes së tij.
Sa e turpshme!
Nuk pati kurajon kurrë të kërkojë ndjesë për dëmin që i ka shkaktuar PD duke luftuar mendimin ndryshe dhe kundërshtarët brenda partisë.
Mungesa e ndjesës publike ndaj Bashës dhe PDSH-së më e pakta tregon se Berisha jo vetëm nuk ka intension politik dhe moral të bashkojë demokratët por me dhunë po mundohet të minimizojë efektin e megaskandalit dhe komplotin ndaj Bashës në favor të Trekëndëshit të Bermudës.
Nuk ka njeri edhe më i indoktrinuari berishist që sot nuk e ka skanerin real të figurës së Sali Berishes-si Demon i pluralizmit dhe minues i demokracisë
Çfarë teatri politik!
Për tre dekada Berisha ka deklaruar se e gjithë veprimtaria e tij bazohet mbi kolona kombëtare dhe demokratike.
Ku qëndron kombtarizmi i Sali Berishës!
Tek vrasja e Remzi Hoxhës?!
Tek vdekja e dyshymtë e prokurorit të çeshtjes Hoxha Xhevat Hana?!
Tek arrestimi i Adem Jasharit, etiketimi si organizatë terroriste e UÇK-së, apo tek linçimi i Konferencës historike të Rambujesë.
Për çfarë patriotizmi ka guxim të flasë Sali Berisha kur botërisht është i identifikuar dhe i akuzuar si thyersi shtetëror i embargos ndaj kasapit të Ballkanit Millosheviç, apo e ka harruar shoqërinë Shqiponja me seli në PD drejtuar nga kryetari Tritan Shehu që lëshonte autobotet e naftës si milingonat drejt Serbisë.
Pse nuk flet Sali Berisha për arsyet e thyerjes përfundimtare me liderin historik të Dardanisë antike “Kosovës” Ibrahim Rugova?!
Për çfarë nacionalizmi flet Sali Berisha kur negocioj me Kishën Ortodokse greke për të shitur kockat e shqiptarëve të ndjerë në Kosinë si ushtar të monarkofashistëve grekë.
Për çfarë patriotizmi flet Sali Berisha kur vrasësit e dënuar si masakruas të oficerëve dhe ushtarëve tanë në kazermën e Pëshkëpisë sot jo vetëm i kandidon por dhe i suporton?!
Çfarë geni nacionalist pretendon të ketë ky demon që u bë pjesë e shënderrimit të vendlindjes së vet në varrezë kolektive?!
Për çfarë shteti të së drejtes flet ky demon kur në televizione mbron vetgjygjësinë?!
Për çfarë demokracie flet z Sali Berisha kur qysh në vitet 90-të pasi uzurpoj lëvizjen studentore përvetësoj Partinë Demokratike duke asgjesuar dhe linçuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij si Enver Hoxha?!
Ai vrau që në ngjizje demokracinë shqiptare me sloganin “bashkëvuajtës e bashkëfajtor”.
Amnistoj xhelatët e diktaturës dhe pengoj kthimin e klasave të përmbysura në pushtet duke goditur partitë nacionaliste Legaliteti, Balli Kombëtar dhe palcën më fisnike të shoqërisë shqiptare më vokacion euroatlantik të burgosurit dhe të përndjekurit politik.
Ai rrahu dhe masakroj të përndjekurit dhe të persekutuarit politik në selitë e tyre me bandat e Gazidedes që nga Kurt Kola deri tek Elez Allçi, heroj të rezistencës antikoministe shqiptare.
Në vigjilje të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë për shkak të refuzimit në mënyrë kategorike të kërkesave të përsekutuarve politikë detyroj ish të burgosurit Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca të vetëflijohen në mënyrë makabre duke u djegur publikisht me benzinë.
Për çfarë morali dhe pastërtie flet ky njeri i cili duke shfrytëzuar pushtetin e tij trafikoj asetet e ushtrisë shqiptare për përfitime familjare duke shkaktuar tragjedinë e tmerrshme të Gërdecit për të cilën akoma nuk ka dhënë llogari para ligjit?!
Ai përdori pushtetin për të përvetsuar shumë prona të Shqipërisë ndërsa pronarët e vertet i la me gisht në gojë duke lënë në fuqi ligjin 7501.
Me procesin e privatizimit me letrat me vlerë ua mundësoj ish eksponentëve të diktaturës të bëhen pronarë të fuqishëm të cilët u bënë oligarkët e parë.
Sali Berisha institucionalizoj nepotizmin, mercenarizmin, vesin, korrupsionin si model qeverisës duke asgjesuar votën e lirë dhe krijoj modelin e rotacionit qeverisës me merrveshje për tre dekada mes Trekëndëshit të Bermudës.
Eshtë paradoksale që Sali Berisha flet për 225 mijë euro të dhëna në Amerikë dhe “harron” bllokun 700 mijë euro të ortakut të tij Ilir Meta, i cili prodhoj tragjedinë e 21 janarit, vepër e shëmtuar shkak pasojë e trinomit famëkeq Meta-Rama-Berisha.
Berisha pisket me megafon kapini hajdutët, kapini të korruptuarit kur në fakt sot shkon në gjykatë një ministër i tij i përdorur për pasurimin e familjes nga fabrika e vdekjes në Çernobilin shqiptar Gërdec.
Berisha lëshon kushtrimin kapini grabitësit e pasurisë kombëtare dhe vetë ka përdor krejt qeverinë e tij për të grabitur kompleksin Partizani për t’ia dhuruar dhëndrrit Malltezi.
Pra synimi i Berishës nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë as demokracia as pluralizmi, përkundrazi minimi e shkatërrimi i të vetmës forcë serioze euroatlantike, PDSH-së.
Çfarë melodrame!
Çdo ditë bën thirrje për bashkim dhe çdo natë minon këtë bashkim.
Ai po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë për të mbajtur peng PDSH- në dhe për të mbajtur në këmbë republikën 32 vjeçare të korrupsionit të blinduar me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008-të.
Demoni që bën thirrje për bashkim të demokratëve eshtë ai i cili projektoj sulmin barbar deri vrasës ndaj shtëpisë se demokratëve në zemer të kryeqytetit.
Eshtë ai që përdori kamikazin e drejtësisë Agron Zhukri për të uzurpuar me dry kopil shtëpinë e lirisë.
Atëherë a kemi të drejtë duke mos qenë shefa të sherbimeve sekrete ruse e serbe as pjesë e tyre të gjykojmë e konkludojmë me fakte dhe argumente që ky njeri nuk është rastësi në politikë dhe se beteja e tij nuk është për egoizëm individual por një vegël e hipotekuar në sherbimet antishqiptare dhe antiperëndimore?!
Vetënominimi që ky Çe Guevarë i bën protestës opozitare si revolucion nuk është thjesht mentaliteti i tij bolshevik por diçka më tepër:
Jam i sigurt se pikërisht kjo veprimtari është dekonspiruar nga Departanenti i Shtetit dhe aleatët e SHBA-së pakthyeshmërisht.
Revolucioni i Berishes pavarësisht teatrit politik në distancë të Trekëndëshit të Bermudës nuk ka për qëllim rrëzimin e regjimit sepse vetë është bashkëautor i blindimit të këtij regjimi oligarkik, plutokratik, kleptokratik, kakistokratik me ndryshimet kushtetuese, por mbajtja në këmbë e tij dhe për t’i bërë presion drejtësisë e konkretisht Spakut që të mos i thërrasë për të dhënë llogari.
Shqiptarët tani e kanë të qartë së nuk do të rrëzohet Rama për tu kthyer binomi Berisha & Meta të cilët janë pjesë e komplotit kundër PDSH-së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha për të penguar rotacionin politik me votë me dt 25 prill të vitit 2021.
Marrveshjen e vazhdimit të sundimit ua prishi SHBA dhe nuk do të lejojë një besëlidhje të re të Trekëndëshit të Bermudës për të mbajtur në këmbë republikën 32 -vjeçare të korrupsionit dhe marrveshjen për rotacion të pushtetit pa votë mes tyre.
Trekëndshi i Bermudës është kapur mat.
Ata nuk mund të rrinë në këmbë duke institucionalizuar antiamerikanizmin.
Republika e korrupsionit ka rënë.
Tranzicionit të gjatë e të stërmundimshëm po i vjen fundi.
Epoka e re po lind dhe këtë do ta bëjë realitet PDSH-ja euroatlantike e çliruar nga ish komunistët dhe spiunët mercenarë të diktaturës që në gërmadhat e saj restauruan neodiktaturën dhe konstruktuan republikën e korrupsionit.
PDSH më mbeshtetjen e SHBA-së dhe BE është e vetmja shpresë e shqiptarëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular