BallinaOP EDDibranet duhet të marrin fatin në duart e tyre

Dibranet duhet të marrin fatin në duart e tyre

Nga Aleanca për Dibrën
Shqipëria nuk është një shtet me qeveri që funksionon sipas parimeve te demokracisë perendimore. Grumbullimi, centralizimi i pushtetit në duart e një individi, e ben Shqipërinë një vend të ngjashëm me periudhën e sulltanatit te para viteve 1912.
Kjo ka berë të mundur frenimin zhvillimit ekonomik, demokratik të vendit tonë, e sidomos të krahinave si Dibra dhe pothuajse tërë zona verilindore e Shqipërisë e më gjerë.
Një model i tillë, oriental qeverisës, është një mentalitet afarshkurtër që mbizotëron në zyrat e qeverisë qëndrore te Shqipërisë. Dhe prej andej ai ( qendrori) infekton të gjithe institucionet e qeverisjes lokale, qe me gjithë perpjekjet e tyre, dështojnë te drejtojnë, zhvillojnë territoret e tyre ku janë “ zgjedhur”. Shqipëria ka nevojë për një ri-fillim ( ristart) të sistemit demokratik. Ai duhet te nis me reformën zgjedhore e cika duhet të perfshij:
1. Votimin e bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë atdheut, si njerëz të lirë me eksperiencë demokratike bashkekohore, nga vendet ku jetojnë. Ato mund të them me siguri të madhe se janë shpresa e vetme për të sjellur demokracinë e munguar për tre dekada +5 në vendin tonë.
2. Reforma administrative shtetërore, ku të sanksionohet sipas modelit që ekziston prej dekadash në Francë, Angli, Italy, Gjermany etj në perëndim, shkëputja e administrates publike, policisë, ushtrisë, gjyqësorit nga politika.
3. Të sigurohet kontrolli dhe balanca e pushteteve, parlamentare, administrative-qëndrore e lokale, gjyqësore si edhe monitorimi i pushtetit të katërt siç është media e cila duhet te jetë e pavarur si nga politika por edhe influencat ekonomike si brenda dhe nga jashtë.
Të gjithë aktorët e sipër përmendur të shtetit duhet ti permbahen kornizës kombëtare e cila qëndron në themel të jetës si të qytetarëve të Republikës, po ashtu edhe të institucioneve te zgjedhura nga sovrani-populli.
Aktualisht Dibra dhe populli i saj janë pa qeverisje demokratike, ato që drejtojnë aty nuk kanë marrë votën bazuar në vullnetin e lirë të dibranëve, por mbi bazen e presioneve te formave të ndryshme politike, ekonomike ndaj tyre. Në këto kushte vasaliteti nga qendra, nga njëshi: drejtuesit e komanduar bashkiakë nuk kanë asnjë llojë fuqie për të mbrojtur Dibrën nga përmbytja, që sjell projekti Skavica. Prandaj del detyrë e çdo dibrani, kudo që jeton, si në Shqipëri dhe jashtë saj, të mbroj të drejtat e veta te garantuara nga institucionet nderkombëtare si OKB, permes Kartës së të drejtave të njeriut, karta e Kopenhagës, e Helsinkit, pastaj vijnë legjislacionet ndërkombëtare qe mbrojnë te drejtat e kafshëve, shpendëve, te ambjentit në pergjithësi, të trashëgimisë historike, arkeologjike, etno kulturore etj.
Duke perfunduar, vlen të theksohet se baza ligjore per mbrojtjen e të drejtave të dibranëve dhe ambjentit ku jeton, janë të ezauruara nga ana ligjore.
Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme nëse ne nuk bashkohemi si një trup, një zë për ti kërkuar keto të drejta si permes perfaqësimit ligjor, por kjo e bashkëshoqëruar me protesta ne sheshe, me tryeza debati me ata që po perpiqen te mbushin letrat e ta bejnë fakt të kryer, etj.
ApD
6.1.23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular