BallinaOP EDLetër një qytetari të zemëruar, po aq sa edhe të shqetësuar!/Nga Ardi...

Letër një qytetari të zemëruar, po aq sa edhe të shqetësuar!/Nga Ardi Stefa

Nga Ardi Stefa
Qytetari i zemëruar!
(Letër një qytetari të zemëruar, po aq sa edhe të shqetësuar!)
Në demokraci, njëri nga fenomenet më të rrezikshme, nga ana sociale dhe politike është ai i qytetarit të zemëruar. I njeriut, i cili shikon sistemin politik, që përgjithësisht ta injorojë dhe ta përbuzë. Që i drejtohet kur ka nevojë për të, por që më pas e harron.
Por cilët janë ata qytetarë që zemërohen?
Janë ata qytetarë, të cilët ngrihen në mëngjes për të shkuar në punët e tyre, që mbartin ankthet e përditshmërisë e të ekziatencës së tyre, që luftojnë e përpiqen të përballojnë detyrimet që kanë, herë me sukses, e herë jo!
Janë njerëzit e punës së ndershme, që shikojnë përditë që paratë e ndershme që fitojnë firojnë nga xhepat e tyre pa hyrë ende në to.
Pikërisht, këta njerëz të ndershëm nuk kanë as kohë, e as prirje për analiza të hollësishme. Lexojnë titujt kryesorë dhe titrat e edicioneve të lajmeve dhe emisioneve informative e analitike dhe kështu, formësojnë ndërgjegjen e sjelljen e tyre politike.
Përfaqësojnë atë që quhet opinion i përgjithshëm publik. Dhe çfarë kërkon opinioni i përgjithshëm publik? Çfarë kërkesash ka?
Mendoj se do dhe kërkon atë që është e qartë dhe e kuptueshme: Një sistem politik, i cili të ketë mësuar nga gabimet e mëparshme me pasojat që diihen tashmë prej të gjithëve, të cilat qytetari i thjeshtë u ftua të paguante, që të mos përsëriteshin.
Dhe kur ky qytetar, i cili veç ka paguar sheh sjellje e praktika, të cilat i ka përjashtuar dhe nuk i ka pranuar të ripërsëriten, atëherë zemërohet. Atëherë ky qytetar pranon dhe përçon mesazhin populist: “Të gjithë njëlloj janë!”
Një mesazh shkatërrues për shtetin demokratik. Dhe përgjegjësit kryesorë për këtë nuk janë ata që e projektojnë, por ata që me sjelljen e tyre u japin të drejtën ta projektojnë. Sepse barërat e këqija rriten kudo që gjejnë tokë të përshtatshme.
Po e shkruaj këtë, sepse kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të praktikave që na kanë kthyer shumë vite mbrapa. Praktika që zemëruan qytetarët. Dhe reagimi i qytetarit të zemëruar shfaqet në kutinë e votimit. Dhe përpara se të shfaqet në kutinë e votimit, ai shprehet në rrugë, në sheshe: gjithandej.
Vendi gjendet në një udhëkryq shumë të vështirë. Në 14 maj, zgjedhjet do të tregojnë se në çfarë drejtimi do të marrë, gjithmonë sipas zgjedhjeve të “popullit sovran”.
Dhe në këto zgjedhje, qytetarët janë të zemëruar dhe vota ndëshkuese mund të luajë një rol përcaktues.
Në 14 maj pyetja nuk është më se cilët do të ndëshkojë, por ku, me kë dhe si do të gjejë rrugëdalje Shqipëria në të ardhmen e afërt.
Ne qytetarët, me qëndrimin dhe votën tonë, duhet të marrim plotësisht përgjegjësitë tona për të ardhmen e vendit dhe e ardhmja e vendit nuk është “lojë fëmijësh”, nuk është “ të thashë a më the”. Sikundër nuk është më justifikim sllogani “Tani dimë gjithçka!”.
Sllogani: “Të gjithë njëlloj janë!” çon drejtpërdrejt në abstenim. Çfarë kuptimi ka të shkosh në votim, kur nuk do të ketë asnjë ndryshim?
Dhe ky sllogan është justifikimi kryesor i abstenimit. Zgjedhjet po vijnë dhe rreziku që abstenimi të tejkalojë çdo precedent është real, dhe, nëse kjo ndodh, fajtori i fundit do të jetë qytetari, më saktë, shoqëria e zemëruar.
Por, gjithsesi, preferoj një qytetar të zemëruar, i cili qoftë edhe me një votë ndëshkuese do të shkojë të votojë, në vend të një qytetari që abstenon dhe qëndron indiferent. Ky është problemi më i madh sot: qytetarët qëndrojnë larg dhe ne vazhdojmë të shohim të njëjtët njerëz që na drejtojnë këtu e 32 vite dhe, pikërisht këtu qëndron problemi.
Qytetari i zemëruar në zgjedhje do të bëjë zgjedhjet e tij dhe, kriteret e tij nuk do të jenë ato që ne njohim këtu e shumë vite. Do të mbështesë ata të cilët mendon se i përshtaten, ndërsa të tjerët do t’i hedhë poshtë.
Forcat e sotme politike nuk kanë më atë ndikim që kishin tek qytetarët. Por në këto zgjedhje shpresoj që shqiptarët të zgjedhin më të mirën, sepse në fund të fundit qëllimi është i përbashkët: interesi dhe zhvillimi i qytetti tonë. Në fund të fundit nuk kemi çfarë të ndajmë.
Ne jemi pjesëtarë të së njëjtës shoqëri me një të kaluar të përbashkët që na karakterizon, na shoqëron dhe nga e cila nuk mund të shkëputemi.
Besoj se, sidomos në këto zgjedhje, qytetarët do të përzgjedhin “reputacionin shoqëror, profesional dhe nivelin e dinjitetit që mbart secili kandidat.
Personalisht do të doja një kandidat që të ketë punën e tij dhe në të njëjtën kohë të merret me vetëqeverisje, sepse ai që punon për bukën e tij i kupton problemet sociale më herët dhe më mirë. Do të dëshiroja që kandidatët vendorë të jetojnë përgjithmonë në vendin ku zgjidhen sepse në këtë mënyrë ata mund të fitojnë lehtësisht njohuri për problemin, të kenë kontakt të përditshëm me njerëzit e thjeshtë, etj. Sido që të jetë, qytetari do të bëjë zgjedhjet e tij, kë do të mbështesë dhe kriteret e tij në votim nuk do të jenë ato që njohim prej vitesh.
No photo description available.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular