BallinaOP EDPrel Dedaj: Rama dhe Berisha, qendrojne dhe bien se bashku

Prel Dedaj: Rama dhe Berisha, qendrojne dhe bien se bashku

Nga Prel Dedaj
RAMA DHE BERISHA QËNDROJNË DHE BIENË SË BASHKU.
Sa ironike po aq qesharake shëmbllen deklarata e Berishës se me 11 shkurt nis revolucioni për rrëzimin e kryeministrit Rama. Berisha është plotsisht i vetdijëshëm se era nuk frynë në favor të tij për realizimin e këtij objektivi, kur është më se i bindur se asnjë forcë politike, udhëhequr a nën influencën e tij, kurr nuk do të vijë në pushtet në Shqipëri. Gjithashtu, është i vetdijëshëm se shumica absulute e shqiptarëve nuk e harrojnë faktin se sa herë ka patur mandat qeverisës, aq herë e ka mbyt në lotë e gjak popullin që i kishte besuar voten. Vetë ky politikan, është i ndërgjegjëshëm se qëndrimi i Edi Ramës aq gjatë kryeministër, nuk është aspak meritë për ato që ka realizuar gjatë qeverusjes, por para së gjithash reagim i shqiptarëve dhe miqëve të popullit shqiptar, si përgjigje ndaj orvatjeve të tij për të riardhur në pushtet, në rrethana kur kishte humbur totalisht besimin dhe mbështetjen e diplomacive perendimore. Por askush nuk duhet të mendojë se ky politikan është qorruar nga mëndja, sa të mos ketë vlersuar pozitivisht faktin se gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste, nuk i janë cenuar as interesat pasurore ,as është vënë para pergjegjësisë penale per një sërë akuzash në ngarkim të tij, per krime me pasoja jetë njerzore a dëmtim të interesave strategjike kombëtare. Në këto rrethana, sllogani për rrëzimin e k/ministrit në detyrë me revolucion, nuk e kalon cakun e një barcolete. Më së shumti, kjo lëvizje e radhës, fsheh në brendi të saj, qëllimin për ta mbajtur sa më gjatë Ramen në krye të qeverisjes, edhe përse nuk i gjëndet një homolog, në krye të asnjë shteti në Europë per tu krahasuar me te, lidhur me vjedhjet e zyrtarve të lartë të qeverisë që drejton, nivelin e lartë të krimit e skandalet e një pas njëshme të tij e vartësve të tij në marrdhënie me personalitetet e huaja. Por rëndësinë që ka Berisha për vazhdimsinë e qëndrimit në pushtet pa asnjë meritë per arritjet sipas premtimeve për të cilat u votua në vitin 2013, e ka lexuar shumë saktë vetë Edi Rama. Ndaj është i interesuar, që me manovra të maskuara ta mbajë gjallë politikisht, siç veproj me Shkodrën në zgjedhjet e pjesëshme vëndore të marsit 2022, ani se e kërkon puna të vringllojnë shpatat kundër njeri tjetrit në çdo shfaqje publike të tyre, veçanërisht ditët e ejte kur seancat plenare të parlanentit jepen live për publikun. Në rrethana të tilla, kemi të drejtë të mendojmë se protesta e 11 shkurtit do të jetë sfilata e radhës nga ana e grupimit “non grata” e cila kurrsesi nuk do të shënojë asnjë sukses më tepër se ajo e 6 dhjetorit 2022. Në qoftë se Sali Berisha, seriozisht do të dëshironte largimin e Edi Ramës nga qeverisja per ti bërë një sherbim madhor popullit të tij dhe rendit demokratik në vëndin tonë, e vetmja lëvizje e suksesëshme që duhej të ndërmerrte, do të ishte dorheqja e tij e pa revokueshme nga politika. Atëherë është më se e sigurtë se do favorizoheshin elementë të ri, realisht pro perendimor e pa fije të fshehta që i lidhin me të kaluaren komuniste dhe rënia e Edi Ramës nga froni, do të ishte e pa shmangëshme dhe e afërt, veçse jo me revolucion. Mund të radhiten një mijë argumente, se këta dy politikanë duhen dhe urrehen në mes tyre në një ekujlibër perfekt, dhe si të tillë qëndrojnë dhe bien së bashku.
NEW JORK
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular