BallinaEkonomiRrugët e florinjta/ Greqia 4,5 milionë euro për km për autostradën Janinë-Kakavijë,...

Rrugët e florinjta/ Greqia 4,5 milionë euro për km për autostradën Janinë-Kakavijë, Shqipëria me dyfishin për aksin Lekaj-Fier

spot_img
spot_img

Janinë-Kakavijë është autostrada e re që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Tenderi është shpallur në 2 shkurt në Greqi dhe sipas projektit, autostrada 70 kilometra e gjatë do të shtrihet në një terren fushor dhe do të kushtojë 310 milionë euro.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Kjo autostradë, pjesë e Korridorit Blu, lidh Greqinë-Shqipërinë-Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri, vazhdimi i këtij korridori do të nisë me ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier pjesë e autostradës Milot-Fier, e cila është një rrugë ekzistuese me 4 korsi me një gjatësi 46 kilometra. 3.2 kilometra të saj do të ndërtohen tërësisht të reja, ndërsa pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues.

7 milionë euro do t’iu kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë i këtij aksi, ose 2 herë më shtrenjtë se autostrada që do të ndërtohet në Greqi. Pjesë e koncesionit të autostradës Milot-Fier është edhe rruga Thumanë-Kashar me një gjatësi 20.8 kilometra dhe me një vlerë rreth 300 milionë euro. Një kilometër i saj do të kushtoj 13 milionë euro pra 3 herë më e lartë se partneritetet europiane. Autostrada Milot-Fier ka pjesë të saj edhe Milot-Thumanë me një gjatësi 13.5 kilometra dhe me një kosto 44.6 milionë euro dhe Kashar-Lekaj me një gjatësi 26.2 kilometra me një kosto prej 476,8 milionë euro, për të cilat gara është hapur, por ende nuk ka dalë fituesi i garës.

PROJEKTI

Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë. Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis, tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet”. Autostrada 70 km e gjatë është një nyje kryesore për flukset turistike dhe do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë. Shteti helen e ka konsideruar me përparësi vijimin e tij pasi tashmë pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Fondi i vendosur në dispozicion është 320 milionë dollarë. Kroacia deri më tani ka përparuar më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj. Nga Korridori Blu edhe në Shqipëri kalojnë rreth 315 km nga Pika Kufitare në Murriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht, Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular