Nga Bujar Leskaj
Si sot 10 vite më parë, në 08. 02. 2013, u nda nga jeta futbollisti i shquar i Flamurtarit, Alfred Zijaj.
Si sot 10 vite më parë, në 08. 02. 2013, u nda nga jeta futbollisti i shquar i Flamurtarit, Alfred Zijaj.
Lindi në Vlorë në, 07.02. 1961.
Futbollin e mësoi së bashku me shoket e fëmijërisë atje në rrugicat e lagjes së tij, Varosh në qytetin e Vlorës. Në një prej ditëve kur ishte vetëm 15 vjeç, afrohet tek ekipet e moshave të Flamurtarit. Më vonë vjen kalimi tek ekipi i të rinjve. Vetëm një vit qëndroi tek ekipi i të rinjve të Flamurtarit, sepse në moshën 18 vjecare ish-tajneri Agron Sulo, do ta bënte pjesë të skuadrës tij, së bashku me Çipin, Lushajn, Tahon , P. Ruçin, Birçen, Xhahon, V. Rucin, Ferkon, Bubeqin, Kushtën, etj.
Ishte pjesë e ekipit legjendar të Flamurtarit të viteve ’80.
Plot 12 vjet ka kontribuar me fanellën me numrin 9 tek skuadra e Flamurtarit, duke ndarë me shokët e skuadrës së tij, gëzimet e sukseseve, por dhe emocionet e zhgënjimeve.
Karriera në sport: 1979 -1991 futbollist i Flamurtartit, 2002- 2010 President i Shoqatës të Minifutbollit. 2010 -2013 anëtar i Komitetit Ekzektutiv të FSHF-s.
Trofe të fituara me Flamurtarin: Kupën e Shqipërisë 1985 dhe 1988, Titullin Kampion Kombëtar më 1991.
Vlerësime: “Mjeshtër i Madh”, Presidenti i Republikës, korrik 2017 , “Qyetar Nderi Vlores” Mars 2013, “Nderi i Qarkut të Vlorës”, prill 2013, “Mjeshtër i Sportit” , janar 1988. “Nderi i Sportit Shqiptar”, shtator 2010. “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, dhjetor 2012.
Alfred Zijai meriton mirënjohjen e qytetarëve dhe demokratëve të Vlorës. Është themelues i Partisë Demokratike në Dhjetor 1990. Guximi, kthjelltësia, intelekti e përkushtimi i tij përbëjnë gurthemeli për Partinë Demokratike dega Vlorë.
![](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/324111962_754425432917609_7125663860645426758_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeE89gfy38iMpAhnW1qhxH2vvtPxbemIPhe-0_Ft6Yg-F-t5YTDDI6XKBfdsD-KgVfMtZy0MzutakUWoGMkiksbc&_nc_ohc=eMCJ5-247qUAX8SrPFO&tn=OFlk_90SF7jjzCdL&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&oh=00_AfBj64pcyCXV86x_6iGRnrGMnIM2ty9uI8x_NPTwYKszmQ&oe=63E8234F)
![](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/327910419_3420147611575969_4640639172185776869_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeGn9xWrWT4yc5K4gvE9RfsetMUOvWdROQq0xQ69Z1E5CuK9Lz75V_WBzuCNCJ_7hg81NGAVCpS1B7ka5Qg1A0ug&_nc_ohc=FJrqKCF8DPsAX9f9Yco&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&oh=00_AfDOgj-fkLmMANZsY9csX0Icha8xuBrDclISs4km_Wliyg&oe=63E88CEB)