BallinaKryesoreBerisha: S’jap dorëheqje për zgjedhje lokale, ja kur do them ‘mirupafshim’

Berisha: S’jap dorëheqje për zgjedhje lokale, ja kur do them ‘mirupafshim’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rregulli i statutit të partisë se kryetari largohet nëse nuk fiton zgjedhjet, nuk vepron në zgjedhjet lokale.

Kjo, sipas tij pasi në zgjedhjet lokale pjesëmarrja është më e vogël se në ato për pushtetin we drit.

Ai shtoi se do të thotë mirupafshim nëse humbet në garë e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Në rregullat e partisë asnjë lider nuk jep dorëheqjen për zgjedhjet lokale. Nuk janë zgjedhjet lokale testi i liderit, por unë kam vënë standardin. Në rast se ka humbje në zgjedhjet e përgjithshme dhe ka humbje në çdo rrethanë; mirupafshim. Dhe unë do ta mund Ramën në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular