BallinaKryesoreVIDEO/ Berisha përgënjeshtron vetveten: Rama dështoi për të marrë peng Bashën!

VIDEO/ Berisha përgënjeshtron vetveten: Rama dështoi për të marrë peng Bashën!

Mbrëmjen e kësaj të enjte, gjatë një takimi me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të kryeqytetit, Sali Berisha, pasi ka folur gjatë për çështjen McGonigal, papritur ka përgënjeshtruar vetveten dhe ka hedhur poshtë gjithë retorikën e tij të ditëve të fundit.

A ju ka thënë të pranishmëve në sallë se Edi Rama me skenarin e tij së bashku me McGonigal, dështoi për të marrë peng Lulzim Bashën si udhëheqës i opozitës. Edhe pse më pas gjatë fjalimit ai më shumë se Edi Ramën, ka sulmuar Lulzim Bashën, duket se nga subkoshienca i doli një e vërtetë, të cilën e thotë indirekt akt-padia në Uashington dhe shqeto medie të mëdha amerikane si New Jork Times, etj. Berisha prej afro dy javësh po përpiqet që kjandalin Rama-McGonigal ta kthejë në favor të vetes dhe kundër Bashës, edhe pse emri i tij nuk del gjëkundi si “viktimë”.

Madje janë bashkëpunëtorë të tij të afërt të Rithemelimi, të cilët dalin të përzierë me katërshen Rama-McGonigal-Neza-Duçka. Propaganda e tij se stisja e një hetimi në SHBA, për të eleminuar politikisht dhe jo vetëm Lulzim Bashën, u bë për ta marrë peng këtë të fundit, e morri përgjigjen sot nga ai vetë, (shih videon më lartë), live në Tv: Rama dështoi për të marrë peng Lulzim Bashën!/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular