BallinaKryesoreBasha është fituesi moral i çështjes McGonigal dhe alternativa amerikane për ringritjen...

Basha është fituesi moral i çështjes McGonigal dhe alternativa amerikane për ringritjen e opozitës

Nga Gentian Gaba
Pak ditë përpara se sipari i skenës botërore të hapej mbi çështjen McGonigal, në prestigjozen Washington Post u publikua një kompent i Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, me titullin “The America Trap: Why our enemies often underestimate us” (Kurthi i Amerikës: Pse armiqtë tanë shpesh na nënvlerësojnë).
Përveç faktit që z. Kagan është bëshkëshorti i znj. Victoria Nuland, diplomatja veterane që sot mban postin e NënSekretares së Shtetit për çështje politike, e njohur për zgjidhjen e të paktën dy krizave politike të rëndësishme në Tiranë, as autori dhe as shkrimi në Washington Post nuk kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, përpos rolit të një metafore perfekte për këtë “colpo di scena”, të quajtur çëshjta McGonigal.
Shkrimi, që përshkruan izolimin e Shteteve të Bashkuara midis dy Luftrave të shekullit të shkuar dhe kthimin në skenën botërore si fuqi diktuese e një rendi të ri, i flet shumë të tashmes sonë, sepse si atëhere kurthi i ngritur nga Amerika, në dukje e largët dhe e mbyllur në problemet e veta, krijon premisat për ta nënvlerësuar, për ta treguar si të brishtë, të ndarë, vijon të godasë armiqtë e saj në përmbushje të objektivave strategjike nga të cilat nuk përfitojnë vetëm amerikanët, por e gjithë bota e lirë.
Një kurth në të cilin ka rënë McGonigal, kur në kulimin e polarizimit politik në SHBA u përpoq të mbyll pazaret e tij, një kurth në të cilin ra edhe Edi Rama, i cili u përpoq të përdorte hallkën e dobët të një institucioni me besueshmëri të lartë si FBI, për të dobësuar opozitën shqiptare, nëpërmjet godities së liderit të saj me histori dhe dëshmitarë të fabrikuar në zyrat e Kryeministrisë.
Kurthi në të cilin Rama ra në SHBA në përpjekje për të vrarë politikisht Bashën, i’u kthye “urbi et orbi” në një bumerang (ndoshta edhe për shkak të “engjëjve mbrojtës” të atjeshëm të Bashës), që e shndërroi kryeminsitrin në një “dead man walking” për Dajën Sam, natyrisht nga pikëpamja politike.
Kjo ngjarje, me potencial të madh politik, e risolli në qendër të vëmendjes Lulzim Bashën, sepse ai është fituesi moral i kësaj prite të pisët, të ngritur duke përdorur pushtete të errëta dhe të paimagjinueshme deri pak ditë më parë e që po e shfaqin sot kryelartë për rënien e të paktën dy akuza të padrejta, që për vite u përdorën kundër tij: Dosja ruse dhe marrëveshja me Ramën. Të dyja nul. Të dyja produkt i të njëjtit laborator.
E para si produkt i frikës së Ramës nga kundërshtari i tij, çka e detyroi t’i hyjë oqeanit me këmbë, siç tregon çështja McGonigal, e cila do t’i kushtojë karrierën politike dhe vendin në histori si i përfshirë në këtë vrimë të zezë agjenturash.
Ndërsa e dyta, për ata që për ndonjë arsye të mbinatyrshme besojnë se dikush do të hiqte vullnetarisht dorë nga mundësia për të qenë Kryeministër, e sendërgjua për të demoralizuar kampin kundërshtar, ra për shkak të përpjekjeve të përbindshme për të goditur Bashën qysh në dekikat e para të mandatit të dytë, atëherë kur kukumjaçkat anti-opozitare sulmonin kreun e PD-së për marrëveshje të nëndheshme me Ramën.
E nëse shpërthimi i këtij skandali gëzoi një pjesë të madhe të opozitarëve, la ende të pakënaqur Berishën dhe Metën. Të dy, me njohje me sekserin sigurims të përdorur nga Edi Rama për të sulmuar Lulzim Bashën, po kërkojnë të korrin frytet e stuhisë amerikane të dosjes McGonigal, duke përvetësuar sulmin ndaj Bashës për qëllimet e tyre politike, pavarësisht se qëndrimet e tyre ndaj ish-kreut të PD-së bien ndesh me faktet e zbuluara rishtazi.
Pse-ja është e vetkuptueshme. Nëse heqin dorë nga sulmet e orkestruara ndaj Bashës u bie kështjella me letra e ndërtuar me retorikën e pengjeve dhe tradhëtarëve. U bie po ashtu arsyeja për të mbajtur të ndarë elektoratin opozitar me një konflikt artificial. U bie potenciali bllokues në zhvillimet brenda kampit opozitar, që i çliruar nga hijet e rreme të sulmeve të sajuara nga Rama, gëzon besueshmërinë lokale dhe ndërkombëtare për të qenë alternativa më e mirë për ringritjen e opozitës në lartësinë e duhur morale, për të sfiduar një pushtet të korruptuar.
Një pushtet që gjallon ende sepse në krahun e kundër të tij, qëndrojnë dy ish-kryeministra dhe ish-presidentë që jo vetëm nuk kanë forcën morale të apelojnë shumicën e shqiptarëve për një ndryshim real, por njëkohësisht nuk konsiderohen partnerë të besueshëm për miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët kanë investuar dhe po investojnë fuqishëm në vendin tonë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të thyer rrethin vicioz të elitave politike, që kalcifikohen dhe riciklohen në majat e pushtetit, duke mos prodhuar ndryshim, por vetëm status quo.
Mund të tingullojë brutale, por e tillë është real politika, e cila nuk gënjehet nga revolucione të thirrura me datë e me orë, por impenohet për të ndërtuar institucionet aty ku mungojnë dhe kulturën politike të nevojshme për t’i mirëmbajtur ato. Një “tutorial” për demokracinë nëse preferoni, derisa të mësojmë të ecim me këmbët tona.
Sigrisht, në pamundësi për të kuptuar strategjinë, apo në armiqësi me këtë strategji mund të gjehen plot teza dhe justifikime, por në thelb, ta luftosh atë është si t’i kundërvihesh ligjit të gravitetit, mund të hidhesh përpjetë sa të duash, por përsëri do të biesh poshtë. Madje mund të përpqiesh t’u citosh amerikanëve Kushtetutën e tyre, Deklaratën e Pavarësisë apo edhe fjalimin e Lincoln në Gettysburg, për të justifikuar protestat dhe kryengritjet ndaj një pushtetit autoritar, siç ka bërë autori i këtyre radhëve kur nuk kuptonte që nuk mund të kërkohej largimi i Ramës dhe njëkohësisht të kontrabandoheshin në pushtet njerëz të izoluar nga Perëndimi për shkak të së shkuarës së tyre.
Për këtë arsye, në skenë po zbret Deus ex Machina, zgjidhja ad hoc, që do të presë nyjen Gordiane të trazicionit, duke e bërë derën e SPAK po aq të famshme sa ajo e Big Brother. Sigurisht do të ishte mirë që shqiptarët ta bënin me forcat e tyre këtë katharsis, por siç nuk e kryen dot në zgjedhjet e para pluraliste të ’91-shit (u desh angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të mposhtur fantazmën e Partisë së Punës, që mbahej me kthetrat e përgjakura mbas pushtetit), do të jenë përsëri Shtetet e Bashkuara ato që do të ndihmojnë shqiptarët të tejkalojnë tranzicionin dhe të shndërrojnë Shqipërinë në një demokraci funksionale.
Si çdo plan, edhe ky mund të ketë vonesat e veta, të cilat mund t’u japin zemër detraktorëve apo atyre që janë mëse të lumtur për vijimin e punëve si zakonisht në Shqipërinë e mpakur dhe të gërryer nga korrupsioni endemik. Megjithatë, askush të mos mendojë se do t’i shpëtojë kurthit të super-fuqisë demokratike, sepse, për të cituar Presidentin Biden në fjalimi e tij në State of the Union, “Nuk është kurrë një bast i mirë të vësh bast kundër Amerikës”. Ai që e besoi këtë, Lulzim Basha, u godit pamëshirë nga zjarri i kryqëzuar bipatrtizan, që ende vijon të mos e kursejë, por, koha i dha të drejtë, siç duket, jetëgjati në politikë nuk bëhet dot jetëshkurtër…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular