BallinaKryesoreBerisha: Rama do përfundoj në një burg në ishull

Berisha: Rama do përfundoj në një burg në ishull

Sali Berisha deklaroi sot në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama duhet të dënohet me 20 vite burg pasi e ka shndërruar opozitën në një agjenci private të tij

Berisha u shpreh se Rama detyrimisht duhet të kishte njoftuar kreun e SHISH për takimet me një zyrtar të lartë të FBI.

Po ta marrim dhe ta quajmë super skandal ky është super skandali i shekullit, Kryeministri ynë i një vendi anëtar të NATO-s. Kanë bërë më shumë për ne. I korrupton i kompromenton një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e tij. Ky është një akt i mirëfilltë armiqësor. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashneko por ndonjë fuqi strikte armiqësore por kurrë ndonjë vend partner.

Detyra e parë e Edi Ramës kur ai i erdhi në zyrë dhe sigurisht që e priti ishte të thërriste shefin e SHISH dhe të njoftonte stacionin e agjencisë së zbulimit mbi të gjithë dyshimet e tij. Ai erdhi i pashoqëruar nga asnjë zyrtar. Nuk ndodh kurrë. Kam pritur unë shefa shumë të rëndësishëm por kanë ardhur të shoqëruar, edhe unë i shoqëruar. Nuk mund të ndodhë ajo kurrë. Por Edi Rama në vend që të njoftojë vendin partner dhe mik bën skemën si të marrë peng Lulzim Bashën dhe të shkatërrojë opozitën.

Çon dëshmitarë me Dorian Duçkën në Nju York për të dëshmuar. Këto janë veprime armiqësore. Një kryeministër e shndërron FBI-në në një agjenci private. Nuk mund ta bënte kurrë. Edi Rama të paktën 20 vjet burg i Meriton dhe në ishull. Imuniteti diplomatik është punë tjetër’, tha Sali Berisha me gazetarët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular