BallinaAktualitetSekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK. Ndenji 40...

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK. Ndenji 40 minuta, ja çfarë deklaroi

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri mëngjesin e sotëm është paraqitur pranë ambienteve të SPAK.

Mësohet se Gjiknuri është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka qëndruar për rreth 40 minuta në SPAK paraditen e sotme, ku ka dhënë shpjegimet e tij në lidhje me padinë e depozituar disa vite më parë për rrugën Tiranë Elbasan.

Ai u shpreh në një dalje për mediat se kjo rrugë është një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri.

Gjiknuri theksoi se rruga ishte kontraktuar të përfundonte me një kosto prej 240 milion por sipas tij përfundoi me një kosto prej 400 mln eurosh.

“Një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri që ishte kontraktuar me 240 mln euro dhe përfundoi me një kosto prej 400 milionë euro. Shpjegimet e mia i kam dhënë në prokurori. Nuk kam asgjë më tepër për mediat”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular