Jo pak qytetarë i janë drejtuar tashmë drejtësisë për rrënimin të paktën 65 mijë godinave.

Në të njëjtën kohë, ka shumë gazetarë që po sulmojnë hapur si presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ashtu edhe kontraktorët që ndërtuan ndërtesat.

E fundit ka ka qenë prezantuesja e njohur e kanalit pro-qeveritar “Shoë Tv”, e cila pasi ka shpërthyer në ofendime ndaj të gjithë përgjegjësve, ka dhënë dorëheqjen.

Prezantuesja turke Dilara Goter ka shpërthyer kur ka qenë e ftuar me rastin e lejeve që janë dhënë për ndërtimin e godinave, duke thënë se për fatkeqësinë nuk e kanë fajin fati dhe tërmeti, por ata që kanë ndërtuar ndërtesat dhe kanë dhënë lejet.

Më pas ajo u shpreh me tone të larta duke thënë se nëse tërmeti i vitit 1999, i cili la pas mijëra të vdekur, nuk ishte mjaftueshëm për t’i dhënë një mësim Turqisë?!

“Shikoni si u varrosën njerëzit. Kush e ka fajin për këtë, fati, natyra? E them sërish, përgjegjës janë inxhinierët, firma e ndërtimit dhe ai që ka dhënë miratimin”, tha ajo.

Disa orë pas këtij shpërthimi, ajo vetë njoftoi përmes Tëitter njoftoi se do të jepte dorëheqjen.

“Është e vështirë të shkruash, heq dorë! Dua të falënderoj të gjithë partnerët e mi dhe Ciner Media Group për mundësinë që më ka ofruar deri më tani”, tha ajo.