BallinaAktualitet“Kishte një kontradiktë”/Lubonja flet për protestën: Flitej për revolucion, por u bë...

“Kishte një kontradiktë”/Lubonja flet për protestën: Flitej për revolucion, por u bë një tubim paqësor!

Fatos Lubonja ka analizuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha sot përpara kryeministrisë, për të cilën u shpreh se kishte një kontradiktë.

Sipas Lubonjës, kontradikta qëndron në retorikën e ish-kryeministrit Berisha i cili në njërën anë flet për revolucion, ndërsa në anën tjetër zhvillon një protestë shumë paqësore.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja shprehu kritika edhe ndaj demokratëve. Sipas analistit, ata nuk duhet të zhgënjehen nga Berisha, por nga vetja dhe nga mungesa e reagimit.

Lubonja: Ngulmoj tek teza që ka një lloj kontradiksioni mes retorikës së Berishës kryesisht, ku në një anë përdoret fjala revolucion, që do të thotë përmbysje me dhunë, dhe mjeteve që po përdoren që janë protestat paqësore. Kontadiksioni është këtu, se revolucion nënkupton një shtet jo demokratik, që nuk funksionojnë elementët që lejojnë ndryshimin paqësor. Këtu dua të ndaloj dhe në një gjë tjetër, që është rënduar në Shqipëri. Prej kohësh për mua këto kanë këtë kontradiktën.

Gjuha e fortë, fjalë të forta, fjalë që po t’i kthesh nga fjalë në gjëra materiale, duket sikur do eliminojmë fizikisht, do t’i zhdukim kundërshtarët. Nga ana tjetër këtyre fjalëve nuk i përgjigjet një situatë njerëzish. Duket sikur njerëzit prisnin që kjo protesta do bënte një gjë të jashtëzakonshme, do digjet kryeministria apo nuk di… E reja aty ishte pikërisht ajo që bëri Berisha më pas, ku duket sikur shkoi dhe shënjoi ato institucione që janë më problematike dhe që duhen goditur nga ky revolucion, që duhet të japin dorëheqjen. Po mirë çfarë presim ne që do bjerë qeveria kështu?

Tani ne kemi një problem që e ka shtuar Rama. Ka qenë një periudhë që këta ndërkombëtarët që shpesh i kemi marrë si arbitër, se protestat bëhen edhe për ata që të shikojnë se çfarë ndodh në vend, ndërhyrja e tyre ka rregulluar çështjet. Tani ndërkombëtarët për fat të keq kanë qenë në krah të qeverisë, dhe ka humbur ai arbitri që mund të luante një rol pozitiv

Pyetje: Por a mundet opozita të rrezojë qeverinë me protesta?

Lubonja: Unë them që protestat duhen, që të tregojnë se ka një pjesë të popullit që është kundër teje. E dyta, protesta është një presion për institucionet. E treta, ka shumë faktorë që bëjnë të mos mendohet se këtu mund të përmbyset me protesta.

Sa i takon pjesëmarrjes, Lubonja u shpreh:

Lubonja: Këto protestat e fundit që kam parë, nga pjesëmarrja është e konsiderueshme, por nga ana tjetër, këta vijnë nga gjithë Shqipëria, janë një moment i aksionit të opozitës. Ndërsa ,ai momenti që pritet dhe vështirë të vijë, është një moment kur derdhet Tirana më shumë, se ta mbush sheshin pa ardhur rrethet, por këta njerëz duket se kanë humbur ndjeshmërinë.

Simpatizantët e Berishës nuk duhet të zhgënjehen nga Berisha, por nga vetja. Pse çfarë presin ata që Berisha të marrë shpatën? Ti pret diçka? Ku e ke ti gatishmërinë që të shkosh?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular