BallinaAktualitet"Pati një zhgënjim nga tubimi“, Kryedaktori i "Panorama": Rama ironizoi protestuesit duke...

“Pati një zhgënjim nga tubimi“, Kryedaktori i “Panorama”: Rama ironizoi protestuesit duke bërë poçe balte, Berisha duhet t’i përgjigjet…

Për gazetarin Aristir Lumezi, protesta e zhvilluar sot nga opozita nuk e arriti qëllimin e saj, madje në përfundim të tubimit, u pa një “tradhti” ndaj qytetarëve.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Lumezi deklaroi se në një kohë që qytetarët protestonin, kryeministri Edi Rama i ironizonte duke bërë poçe balte.

Për këtë, Lumezi shtoi se Berisha duhet t’i përgjigjet arrogancës së Ramës me një gjuhë tjetër, dhe jo përmes protestave të tilla paqësore. Sipas Lumezit, protesta të tilla zhvillonte edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Lumezi: Ishte një protestë e paralajmëruar prej ditësh. Dy ditët e fundit kishim intensifikim të krerëve të opozitës, i cili fliste për një revolucion në ngritje dhe kishte ardhur momenti që Rama të presohej në atë mënyrë. Nga ana e qytetarëve pati një thirrje maksimale ndaj protestës. Por në fund u pa një shkrehje, një “tradhti” i këtij masiviteti. Të gjithë po prisnin momentin e revolucionit. Dhe shashkat duhen parë si zhgënjim nga protestuesit.

Vetë Berisha ndërmori atë ecjen paqësore tek institucionet. Ecja ishte simbolike, por m’u duk si një shfryrje e atij tollumbaci. Bëri një ecje simbolike, duke kaluar nga teatri, nga Parlamenti, bashkia, disa skena krimi mbase i mendonte Berisha. Dhe përfundoi në Partinë Socialiste. Ndërkohë që Rama bënte skulpturat prej balte, Berisha protestonte përpara PS-së.

Berisha nuk iu përgjigj kërkesës së brendshme, ngritjes së një cunami. Shkakun mbase do ta shohim në ditët në vijim. Më vjen keq për ata qindra e mijëra demokratë e qytetarë të thjeshtë, që iu përgjigjën thirrjes së Berishës, kur në fund po prisnin të shfrynin mllefin e tyre, panë një rrugëtim në rrugët e Tiranës, a thua se ishte një shëtitje në një ditë me diell. Qëllimi i protestës ishte një shkundje e fortë.

Qytetarët kërkojnë diçka më tepër se kaq. Berisha ka filluar të mos i përgjigjet shpirtit të protestës. Kishin shumë kauza, nuk duhet të ishte mbyllur me fjalime. Sot kemi parë të njëjtën gjë si modelet e zotit Lulzim Basha. Për mënyrën se si Basha bënte opozitarizëm, ku bënte fjalime, zoti Berisha e ka konsideruar si të shitur. E njëjta gjë, e njëjta formë po duket dhe sot, që nuk do sjellë një rezultat. Po të shohim protestën, dhe përkufizimet. Sipas politologëve, qëllimi i një proteste është ta vendosësh në vështirësi qeverisjen.

Për ta bërë këtë, për mendimin tim bëhet me mosbindje civile, të bllokohen institucionet nga funksionet. Kjo nuk ndodhi sot. Rama bënte ironi me protestën, ndërkohë që qytetarët protestonin, kryeministri bënte poçe balte. Ky është momenti që Berisha duhet të ndalet, sepse kësaj arrogance të kryeministrit, duhet t’i përgjigjet me një gjuhë tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular