BallinaAktualitet“Shqipërisë do i dalim zot”, çfarë po ndodh pak minuta para protestës...

“Shqipërisë do i dalim zot”, çfarë po ndodh pak minuta para protestës së opozitës. Ndryshim në axhendën e Berishës

Pak minuta para nisjes së protestës situata në kryeqytet ka nisur të gjallërohet dhe qytetarët po mblidhen.
Nën moton “Shqipërisë do i dalim zot”, qytetarët e thirrur nga opozita për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS do të mblidhen në pika të shumta të kryeqytetit për t’u grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Kjo është protesta e katërt e opozitës që kur Sali Berisha është kthyer në krye të PD-së, ajo e 7 korrikut, më pas ajo e 12 nëntorit, 6 dhjetori dhe e 11 shkurtit.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga protestat e mëparshme, kreu i PD-së Sali Berisha do të ndiqet me kamerë vetëm nga regjia e Partisë Demokratike.

Me sa duket për shmangur një incident të ngjashëm me atë të 6 dhjetorit, PD ka vendosur që lëvizja e Berishës nga selia deri në Bulevard të ndiqet nga kamera e tyre e lidhur direkt me mediat. Ndërkohë mediat e tjera nuk do të mund ta ndjekin hap pas hapi Berishën si herët e tjera.

 

 

Ndërkohë nga Bulevardi gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, në pritje të protestuesve që janë nisur nga të gjitha rrethet. Në sheshin “Nënë Tereza” do të mblidhen protestuesit që vijnë nga Jugu, te sheshi “Skënderbej” do të mblidhen qytetarët që vijnë nga Veriu.
Kordoni policor pritet të vendoset rreth 30 minuta para nisjes së protestës. Një numër i caktuar efektivësh do të vendosen para kryeministrisë.

Policia ka marrë një sërë masash që prej ditës së djeshme për mbarëvajtjen e saj.
Situata aktualisht është e qetë. Siç shihet nga pamjet live të News24 qytetarët që kanë nisur të mblidhen i përkasin të gjitha moshave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se opozita proteston sot për një sërë çështjesh, por kryesorja është ajo e lidhjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal i vënë nën akuzë nga autoritetet amerikane dhe lidhja e tij me kryeministrin Edi Rama, për të cilën PD dhe Partia e Lirisë deklaron se është përdorur për të asgjësuar pluralizmin dhe për të goditur opozitën në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular