BallinaKryesoreA do ta takonit McGonigal nëse do ua kërkonte? Ja si përgjigjet...

A do ta takonit McGonigal nëse do ua kërkonte? Ja si përgjigjet Berisha: Me kënaqësi por…

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gabimi i Edi Ramës në lidhje me çështjen “McGonigal” ëhstë takimi privat me të.

I ftuar në emisionin Top Story, Berisha tha se nëse do i kërkonte takim, ai do ta takonte por në asnjë moment privatisht, pasi është një çështje delikate e sigurisë kombëtare.

“Me kënaqësi por vetëm një gjë. Do ta takoja jo me Agron Nezën. Unë nuk kam takuar shefin e FBI, por kam takuar persona të tjerë shumë të lartë të institucioneve të tjera, shefin e CIA-s. Ka qenë ambasadori britanik, kanë qenë persona të rëndësishëm, asnjëherë vetëm. Ai i shoqëruar, unë i shoqëruar. Po të më vinte me individë të tjerë, unë do thërrisja personin që merret me sigurinë kombëtare, këshilltarin tim për sigurinë kombëtare. Pse nuk mund të ndodhë takimi privat? Sepse mund të thotë kush ç’të dojë por që Edi Rama nuk e dinte se McGonigal po merrej për të ndihmuar Tom Doshin këtë nuk mund ta thotë kush. Tom Doshi është mik i Ramës, Etilda Gjonin e ka çuar në Vjenë me rastin e hetimeve ndaj Vangjush Dakos.”– tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular