BallinaKultureGazetarja Rezarta Delisula emërohet drejtoreshë e Muzeut të Tiranës në promovimin e...

Gazetarja Rezarta Delisula emërohet drejtoreshë e Muzeut të Tiranës në promovimin e librit të dytë të saj

spot_img

Në promovimin e librit “Çfarë ka qenë Tirona” të gazetares së njohur tiranase Rezarta Delisula, kreu i bashkise së Tiranës Erion Veliaj, përveç vlerësimeve për librin si kontribut për këtë 102 vjetor të shpalljes së Tiranës kryeqytet, tha se tashmë e ka vendosur se kush do të jetë drejtoresha e re e muzeut të Tiranës.

“Ajo është vetëm Rezarta Delisula, tironse e vjetër e gazetare e njohur” tha kryetari i bashkise Veliaj duke lënë jo pak të surprizuar edhe vetë autoren e librit Delisula. Vendimi i kryetarit të bashkisë se Tiranës për të emëruar në krye të institucionit Rezarta Delisulën është shoqëruar me duartrokitje të gjata nga të pranishmit që e konsideruan surprizë.

“Falenderoj kryetarin e bashkise. Do ju tregoj tiranën qe se njihni” tha mes emocionesh Rezarta Delisula. Rezarta sjell për lexuesit librin e dytë të saj “Çfarë ka qenë tirona” një libër me dokumente të arkivave turke, një pune kolosale mbi dy vjeçare.

Botimi është një guidë mes të shkuarës dhe të tashmes, një liber ku gjendet lehtësisht dashuria për vendlindjen time dhe të të parëve të mi, emocionet deri diku dhe një lloj qëndrimi sepse unë vazhdoj të jem e mahnitur nga Tirona ime.

Ndërsa profesoreshë Nevila Nika një dashamirëse e jashtëzakonshme e kryeqytetit dhe tërësisht kompetente, përsa u takon arkivave më jepte këshilla të herëpashershme dhe kurajo në realizimin e këtij botimi” tha në fjalën e saj Rezarta Delisula.

Libri ka dalë në shitje për të gjithë të apasionuarit, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë personalitete dhe familje të vjetra tironase, por edhe miq të autores.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular