Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se telefoni i tij është përgjuar nga ish presidenti amerikan Barack Obama.
Berisha deklaroi në emisionin “Top Story” në Top Channel, se Obama kishte urdhëruar përgjimin e 125 kryeministrave në botë dhe në listë ka qenë edhe emri i tij.
“Telefoni im u përgjua nga Barack Obama. Barack Obama kishte urdhëruar regjistrimin e 125 kryeministrave dhe në listë ishte emri im”, deklaroi ai.