Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Story”, për të folur në lidhje me çështjen “Mcgonigal”
Teksa Berisha hodhi akuza të forta ndaj Agron Nezës, ky i fundit ka reaguar duke i dërguar një mesazh moderatores Grida Duma, gjatë emisionit live. Dërguesi i mesazhit këmbëngul se është zoti Neza, ndërsa hedh poshtë gjithë akuzat e bëra ndaj tij.
“Po ndjek emisionin tuaj, problemi është se unë dhe doktori jemi tropojanë. Fatkeqësi e madhe. Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë dhe Shqipëria humbi doktorin.”- thuhej në mesazhin dërguar moderatores Grida Duma.
Ndërkohë, pas mesazhit ka reaguar dhe Berisha, i cili tha se ai ka të drejtë të mbrohet pasi është person nën hetim.
“Ka të drejtë që të mbrohet si të dojë se është person në hetim. Por aktakuza e prokurorit të Washtingon thotë se Agron Neza na solli të dhëna nga zyra e kryeministrit. Mbi bazën e atyre të dhënave McGonigal kërkoi që të niste hetimin. Edi Rama ka kryer vepër penale të shumëfishtë.”- tha Berisha.